Futbollistet me origjinë shqiptare-FSHF, seleksionim një ditor në “Shtëpinë e Futbollit”-Tiranë për vajzat e vitlindjes 2009, 2010 dhe 2011.

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit do të organizojë një seleksionim njëditor me futbolliste vajza me origjinë shqiptare.

Seleksionimi do të zhvillohet më 30 gusht, duke nisur nga ora 09:00, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë, dhe do të jetë i vlefshëm për vajzat e vitlindjes 2009, 2010 dhe 2011.

I gjithë procesi do të drejtohet dhe monitorohet nga Drejtoria Teknike dhe Departamenti i Skautizmit në FSHF.

Aplikimet për të marrë pjesë në këtë seleksionim kanë nisur dhe të gjitha vajzat e interesuara duhet të plotësojnë formularin përkatës dhe ta dërgojnë në adresën e email-it: openstage@fshf.al

Kjo nismë nga Federata e Futbollit ka për qëllim zbulimin e talenteve që mund të jenë potencial i vlefshëm për ekipet kombëtare të moshave.

Open-Stage-Formulari

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img