Thursday, May 16, 2024

Futsal-Tirana, mund Flamurtarin 4-1 dhe kryeson kampionatin me pikë të plota. Të shtunën, mysafire në Shkodër përballë Vllaznisë për javën e pestë të kampionatit

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futbollit të Sallës ka luajtur të martën takimin e fundit të javës së 4-t, që është edhe java e parë e fazës së dytë të kësaj veprimtarie të përbërë nga 4 skuadra. Të dielën, Vllaznia dhe Partizani kanë shënuar nga 5 gola secila, por kanë ndarë nga një pikë, ndërsa takimi i dytë i javës u luajt të martën në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, në mes Tiranës dhe Flamurtarit.

Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rrjeta të paprekura. Dhe sikundër ndodh në të tilla ndeshje, është dashur një episod për të zhbllokuar rezultatin, teksa një pasim në qendër i Kasës ka përfunduar në rrjetë pas një devijimi të pafat të vlonjatëve.

Dhe teksa Flamurtari ka rrezikuar gjithçka për gjithçka teksa koha po kalonte, por është ndëshkuar nga bardheblutë, që kanë gjetur edhe golin e dytë me një goditje nga njëri skaj i fushës në portën e boshatisur.

Vlonjatët do të reagojnë dhe do të arrijnë të shkurtojnë shifrat në minutën e 38-të, me një penallti të Resulit. Por është shumë pak dhe shumë vonë për Flamurtarin, pasi Tirana e mbron fitoren deri në fund, duke marrë 3 pikë të tjera që e mbajnë në krye të renditjes me pikë të plota, 12, pas 4 javësh..

Në cilësinë e kryesueses së kampionatit, Tirana do të jetë mysafire këtë fundjavë në qytetin e Shkodrës për t’u ndeshur me Vllazninë vendase. Një ndeshje që kjo që do të luhet pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img