Vjen miqësorja e parë e Vllaznisë në fazën përgatitore. Të mërkurën e 17 qershorit përballë Deçiqit, ora 18:00 në “Loro Boriçi”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Që prej së hënës së 8 qershorit, kuqeblutë e Vllaznisë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2026-2027, ku fillimisht, angazhimi më i parë është për Kupat e Europës, ku Vllaznia si e treta në renditjen e Abissnet Superiore do të luajë në turin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

Mbyllja e sezonit të kaluar 2025-2026 është shoqëruar me largime të disa futbollistëve me peshë në formacionin kuqeblu, por nga ana tjetër ka pasur edhe një seri rinovimesh me futbollistë titullarë të Vllaznisë.

Sa i përket ardhjeve të reja, deri më tash kuqeblutë kanë arritur të zyrtarizojnë vetëm një blerje, mesfushorin e ardhur nga Vora, Patrik Bardhi.

Por, për të plotësuar vendet bosh të të larguarve duhen edhe futbollistë të tjerë, ku përpos portës që është e garantuar me dyshen Pohls-Juka, të gjitha repartet e tjerë, mbrojtje, mesfushë dhe sulm kërkojnë përforcime.

Nga sa bëhet e ditur, drejtuesit e klubit së bashku me stafin teknik po punojnë në këtë drejtim, madje në listën e tyre kanë edhe disa emra konkret, por zyrtarizimi i tyre pritet të bëhet publik gjatë ditëve të ardhshme.

Nga sa bëhet e ditur, trajneri Edi Martini kërkon ta ketë skuadrën e plotësuar para se ajo të niset për fazën përgatitore themelore në Slloveni, dhe kjo mund të ndodhë edhe gjatë ditëve të javës së ardhshme.

Në shërbim të ardhjeve të reja, por jo vetëm, një mundësi e mirë për to është ndeshja miqësore e planifikuar për mesjavën e ardhshme, e cila është planifikuar të luhet përballë Deçiqit të Malit të Zi, të mërkurën e 17 qershorit në stadiuminn “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 18:00.

Një ditë para miqësores, Vllanzia pritet të mësojë edhe kundërshtarin e mundshëm të UEFA Conference League, shorti i së cilës me datë 16 në Lion të Zvicrës.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img