Wednesday, December 11, 2024

Gëzuar Ditëlindjen e 105-të Vllazni! Respekt dhe mirënjohje për themeluesit e Shoqërisë Kulturore Artistike Sportive Vllaznia

Lexo

16 shkurt 1919-16 shkurt 2024. Plot 105 vite të shoqërisë sportive më të vjetër në Shqipëri. Ndaj, sot në këtë ditë të veçantë, është vendi të shprehim mirënjohjen dhe respektin për themeluesit e Shoqërisë Kulturore Artistike Vllaznia, e cila në vazhdim do të shndërrohej në Klubin Sportiv Vllaznia.

Shoqeria Vllaznia ështe themeluar me 16 shkurt te vitit 1919, ku nismëtaret ishin anëtaret e shoqatës “Mustafa Pasha” dhe “Vaso Pasha” të cilët u bashkuan duke krjuar një shoqëri të vetme me emrin “Vllaznia”.
Programi i saj kuptohet nuk ishte vetëm sportiv, por pikërisht në vitet e mëvonshme do ta bënte ketë emër mjaft të njohur, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.
Ndër themeluesit e shoqërisë “Vllaznia” mund të përmendim emrat e Hile Mosit që u zgjodh kryetar, Hysen Draçini nënkryetar e Jonuz Tafili sekretar. Ndërsa kryetari i degës së gjimnastikës u zgjodh Kolë Margjini.
Kjo shoqëri do të luante një rol shumë të madh në zhvillimin e llojeve te ndryshme të sportit në vendin tonë. Madje pikerisht në Shkodër e kanë fillesën sporte si futbolli, çiklizmi, atletika, hipizmi, etj. Kjo shoqëri do të ishte e para shoqëri e ketij lloji ne vendin tonë.
Shoqëria “Vllaznia” ka gjurmë në historinë e vendit tonë. Një histori e tërë kaluar përmes suksesesh e peripecishë që ka lënë mbresa. Mbi të gjitha ka lënë të shkruar në historinë e sportit shqiptar shumë emra e personazhe që kanë të bëjnë pikërisht me këtë klub. Në vitet në vazhdim sporti i futbollit në Shqipëri filloi të bëhej popullor dhe të luhej në rang amator ku Vllaznia ishte dhe një ndër promotorët e këtij evenimenti të ri. Pastaj më vonë do të krijoheshin edhe shoqeritë e tjera si në Korçë, Tiranë, Vlorë, Durrës, Elbasan, etj.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img