Monday, April 29, 2024

(Video) Vllaznia, mysafire në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”. Presidenti Xhaferi, dy Osmanët, Tefiku dhe Qatipi, Livoreka, si dhe kapiteni Balaj, flasin për karrieren e tyre

Lexo

Atmosfera e festimit të 105 vjetorit të Shoqërisë Kulturore Sportive Vllaznia ka nxitur drejtuesit e Medresës “Haxhi Sheh Shamia” për të pasur në gjirin e tyre përfaqësuesit e Klubit të Futbollit Vllaznia.

Në fakt, Medreseja në fjalë ka një projekt të kordinuar edhe me Ministrinë e Arsimit në organizimin e takimeve “Këshillim për karrierë”, ku maturantët e kësaj shkolle kanë rastin të njihen me personazhe të njohura të qytetit të Shkodrës.

Këtë radhë, me përkujdesjen e Drejtorit të Medresesë së Shkodrës, Kujtim Dervishi, i cili ishte edhe në rolin e monitoruesit të aktivitetit, kanë qënë pjesëtarët e Klubit të Futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, drejtori sportiv Tefik Osmani, trajneri Qatip Osmani, zëvendëstrajneri Bashkim Livoreka dhe kapiteni Bekim Balaj, të cilët kanë rrëfyer pjesë nga karriera e tyre sportive dhe më gjërë.

Takimi, që sipas drejtorit Dervishi, ka për synim që rrëfimet e personazheve të ftuar, të bëhen frymëzim për të ardhmen e karrieres së maturantëve medresistë.

Takimi në fjalë është gërshëtuar edhe me pyetje të ndryshme nga salla, ku personazhet sportive i janë përgjigjur me kënaqësi. Ndër të tjera, vemendja të madhe ka marrë edhe ndeshja e së shtunës Vllaznia-Egnatia, e vlefshme për javën e 24-të të Abissnet Superiore, ku maturantët medresistë dhe stafi i tyre pedagogjik kanë premtuar se do të shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të mbështetur Vllazninë në një fitore me Egnatian, ekipin kryesues të kampionatit.

Në shenjë respekti për kontributin që po japin te Vllaznia, perzonazhet në fjalë janë nderuar nga ana e Medresese “Haxhi Sheh Shamia” me pllakatë “Mirënjohje”.

(Video) Takimi “Këshillim për karrierë”, organizuar nga Medresea “Haxhi Sheh Shamia” me  përfaqësuesit e KF Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, drejtori sportiv Tefik Osmani, trajneri Qatip Osmani, zëvendëstrajneri Bashkim Livoreka dhe kapiteni Bekim Balaj.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img