Sunday, May 5, 2024

Goli i Adolfo Selmanit fundos Dinamon. Kastrioti, fiton 0-1 dhe ngjitet në vendin e 6-të të renditjes

Lexo

Ka mjaftuar një gol i vetëm i shënuar nga shtatlarti i krutanëve, Adolfo Selmani, që Kastrioti të sfitojë Dinamon në transfertë. 0 me 1 për Kastriotin, i cili jo vetëm i largohet përfundimisht “etheve” të largimit nga Superiorja, por me 34 pikët e grumbulluara ngjitet në vendin e gjashtë të tabelës së klasifikimit me 4 pikë më pak Vllaznisë që është e pesta në kalsifikim.

siht zonës së  jo vetëm që fiton dhe hedh një hap të sigurtë drejt mbijetesës në Kategorinë Superiore, por e ka fundosur edhe më shumë Dinamon në fundin e ftohtë të renditjes. Aq sa, teksa kanë mbetur dhe tetë javë deri në përfundim të kampionatit, shanse për mbijetesë të Dinamos janë fare të pakta, ndonëse matematika e mban ende në lojë. Për momentin Dinamo është 11 pikë larg Kastriotit të vendit të tetë dhe 8 pikë larg Egnatias së vendit të nëntë, dy skuadra që kanë 34 dhe 31 pikë. Kjo ishte ndeshja e “jetës” për blutë.

Ballafaqimi i pasditës së sotme në “Elbasan Arena”, ku Dinamo ishte pritëse dhe Kastrioti mysafir, ka regjistruar gjuajtjen e parë të ndeshjes me protagonist blutë e Vanolit me Silianovskin në të 7’, por Sali ka pritur. Dinamo këmbëngul, ndërsa krutanët janë të detyruar të rreshtohen me forca të shumta në mbrojtje. Rexhinaldo përpara se të gjejë rrjetën e portës krutane në të 11’ gjen mbrojtësit e Kastriotit, atje ku mbetet i dëmtuar Rami. Rastin më të pastër e ka patur Haxhiu, që në të 18’ në një galopim të gjatë në zonën e rreptësisë krutane është ndalur vetëm nga Karakaçi.

Provon dhe Sidibe e miqtë duket sikur marrin zemër ndërsa vazhdimisht largojnë topat e rrezikshëm nga zona e tyre. Kastrioti është parë në portën dinamovite vetëm një moment në pjesën e parë e përpak sa nuk ka shënuar. Goditje dënimi për krutanët në të 31’, Rami ka krosuar dhe Sofranac, në përpjekje për të larguar rrezikun nga porta e tij, përpak sa nuk shkakton autogol, por është me fat. Pjesa e dytë përsëri e gjen Dinamon në sulm, ndërsa Rexhinaldo gabon shënjestrën në të 50’. Po të njëjtën gjë bën dhe Silianovski në të 62’, teksa gjuajtjen e tij e ka pritur Sali.

Dhe atë që nuk e bën Dinamo e gjen Kastrioti me Adolfo Selmanin, që ka zgjidhur një rrëmujë në zonën e rreptësisë blu, teksa e ka dërguar topin në krahun e djathtë të Simonit. Dinamo humbet qetësinë, ndërsa Haxhiu nuk është në gjendje të barazojë të paktën as në të 84’ dhe as në minutën e tretë shtesë. Madje gjërat vështirësohen për blutë, kur Sidibe bie preh e provokimit të Santiago Selmanit, ndërsa ka marrë kartonin e kuq për goditje me top të kundërshtarit.

Por kartoni i kuq i Bajramajt ka shkuar dhe për drejtorin sportiv të bluve, Ermal Barushit, që duket se ka protestuar për këtë moment. Përfundimisht, 1-0 për Kastriotin, kurse Dinamo duket e pashpresë në përpjekjet e saj për të mbijetuar në Superiore, sepse me këtë humbje mbetet e parafundit në klasifikim me 23 pikë, ku së bashku me Skënderbeun që mbyll renditjen me 20 pikë, duket se do të jenë dy skuadrat që do të largohen nga Kategoria Superiore.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img