Thursday, April 25, 2024

(Video) Ndarja nga jeta e veteranit të sportit, Esat Zoga-Flasin kolegët e tij Isak Bala, Rauf Karakaçi, djali i tij Arjani dhe mbesa Geraldina, ish sportistë të Vllaznisë

Lexo

Komuniteti i qytetit të Shkodrës, mes të cilëve spikasnin atë të fushës së sportit, kanë përcjellë me respekt  për në banesën e fundit, veteranin e njohur të sportit shkodran dhe atij shqiptar, Esat Zoga, i ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare.

Krahas një karriere të pasur sportive si atlet i distancave të gjata, ku garat e tij më të preferuara ishin në maratonë 10 dhe 20 km, në të cilat është shpallur kampion i Shqipërisë, më së shumti, shkodranët e mbajnë mend mirë Esat Zogën, për vrapimet në natyrë. Edhe pse në moshë të thyer, çdo ditë ai bënte ritualin e tij të zakonshëm duke vrapuar 20 deri në 30 kilometra drejt pikave turistike të Shkodrës, si Kalaja Rozafat, Shiroka, Mali i Taraboshit, Zogaj, Ura e Mesit, etj.

Isak Bala, ish atlet dhe trajner i Vllaznisë, i cili ka pasur bashkëpunime në vite me të ndjerin, flet me respekt për karrieren sportive të kampionit të maratonës, Esat Zoga.

Rauf  Karakaçi, është një tjetër veteran i njohur i sportit shkodran, që ka kaluar vitete rinisë në ekipin e atletikës shkodrane, duke qënë një nga kolegët e sportit, por edhe miqtë e afërt në jetën e përditshme me ish kampionin, Esat Zoga.

Krahas Esatit, tradita sportive në familjen Zoga, ka vijuar edhe tek djali i tij, Arjan Zoga, edhe ky ish kampion në atletikë, por edhe tek mbesa e tij, Geraldina Zoga, basketbolliste titullare me ekipin e parë të Vllaznisë.

Gjatë karrieres së tij sportive me ekipin e atletikës Vllaznia, Esat Zoga ka konkuruar kryesisht në disiplinën e vrapimeve të mesme dhe të gjata duke fituar tituj kampion. Gara më e bukur e tij ka qënë ajo e nëntorit të vitit 1965 ku Vllaznia shpallet shpallet kampione kombëtare në maratonë si ekip duke pasur në formacion emrat e atletëve  Dashamir Sherja, Esat Zoga, Zeko Karemanovi. Në vijim, veterani Zoga ishte i suksesshëm edhe në aktivitetet ndërkombëtare të veteranëve ku fitoi medalje në Ballkaniada, Kampionate Europiane dhe Botërore. TV1 Channel i përcjell ngushëllimet e sinqerta familjes Zoga për humbjen e  njeriut të tyre të afërt, si dhe komunitetit të atletikes, shkodrane dhe asaj shqiptare, për humbjen e një kampioni si Esat Zoga.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img