Saturday, July 27, 2024

Gruaja e Mesit kërkon rikthimin në Spanjë, e pakënaqur nga Parisi. Leo, mendon ndryshe

Lexo

Lajme të bujshme mbërrijnë nga Spanja për Leo Mesin! Gazeta katalane El Nacional siguron se gruaja e sulmuesit argjentinas po jeton një makth të vërtetë në Francë. Bukuroshja Antonela Roccuzzo është e pakënaqur me jetën e saj të re në Paris, mes motit të keq dhe një gjuhe tjetër të komplikuar për të mësuar.

Familja Messi jeton në një shtëpi të madhe, në një zonë ekskluzive të qytetit, por mesa duket kjo nuk mjafton. Antonela do të donte të kthehej në Katalonjë, ku të gjithë ishin të lumtur. Për këtë zonja Messi dyshohet se po i bën presion bashkëshortit të saj që të bëjë gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer në klubin e tij të vjetër.

Sipas The Sun, megjithatë, Messi planifikon të respektojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain, e cila do të skadojë vetëm në vitin 2023.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img