Barazim 1-1 mes Elbasanit dhe Skënderbeut në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për elitën. Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç ka folur pas barazimit me Elbasanin:
“Nuk është e thjeshtë të luash me një lojtar më pak, Bismark ishte dëmtuar në minutat e fundit dhe ishte shumë e vështirë. Ishim me fat se Marko ishte shumë mirë, por edhe ata ishin me fat, se shansi i ndeshjes ishte Bismark. Ai ishte vetëm, nuk kishte lojtarë mbrapa, mund të driblonte, ishte shansi për të fituar ndeshjen. Por nga ana morale edhe një pikë si shkoi ndeshja nuk ishte keq.
Isha me mendim për të ruajtur zëvendësimin te i kuqi, por edhe me frikë nëse do të vazhdoja me Rabiu dhe Dumfur, se janë dy lojtarë të shkurtër, jo të fortë në ajër. Mendova që Luço ishte jashtë. Mund të të pritnim pak se mund të kishim një ndërrim brenda pak minutash, ishte rrezik. Në pjesën e dytë ishim mirë vetëm me një lojtar më pak. Por dolëm mirë.
Marko ishte mirë, kapi një nga Telushi dhe dy herë me kokë. Por edhe ata ishin me fat dhe ndoshta ishte i drejtë barazimi. Komplimente për Markon, por edhe fati është pjesë e futbollit”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.