Kristiano Ronaldo vizitoi Lubjanën javën e kaluar pasi Portugalia zhvilloi një ndeshje miqësore me Slloveninë.
Së bashku me pjesën tjetër të ekipit ai qëndroi në “Grand Plaza Hotel” në Lubjanë pasi më 26 mars Portugalia sfidoi përfaqësuesen sllovene me qëllim që të përgatitet për Euro 2024.
Hoteli në fjalë ka bërë me dije se shtrati ku ka pushuar Kristiano Ronaldo do të nxirret në ankand dhe shuma e përfituar do të ofrohet për bamirësi.
“Do të jetë një ankand special pasi në atë shtrat ka pushuar ylli i futbollit europian. Çmimi fillestar do të jetë 5,000 mijë euro. Së bashku me POP TV do të bëjmë të mundur që i gjithë publiku të shikojë këtë event”, tha një përfaqësues i hotelit.