Sunday, May 19, 2024

Humbet në shtëpi me Egnatian. Trajner Josa, kritika lojtarëve të tij

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Laçit, Mirel Josa, pas ndeshjes, Laçi-Egnatia, 0-1

“Ne kishim mundësi pjesën e dytë, sepse është e drejtë që Egnatia na imponoi në lojë. Në momentet që e zotëronim topin, e humbnim shumë shpejt. Nuk dua të veçoj lojtarë, ju e patë vetë. Nuk i dhamë vetes mundësi që të luftonim.

Ne do të vazhdojmë. Kështu që duhet ta shohim mirë, të masim forcat tona, në çfarë gjendje do zgjohemi nesër dhe duhet të shohim për vazhdimësi.

Humbja më shqetëson, por edhe dëmtimi i lojtarit. Janë probleme që të mblidhem bashkë, por duhet të shohim si do i ekuilibrojmë.

Ne do t’i bëjmë të gjitha mundësitë tona për të kthyer ndeshjen. Problemi është se në çfarë ane psikologjike do shkojmë deri atje. Deri atëherë ka ndeshje të tjera dhe si do ekuilibrohet skuadra.

Ujka ka gjithë këto ndeshje që luan. Thamë t’i jepnim sulmit me Myrtajn, gjë që u bë në pjesën e parë, por në të dytën nuk ishte në nivelet që ne kërkonim”, tha Josa për “MCN”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img