Humbet thellësisht 4 me 1 ndeshjen me Partizanin, dorëhiqet trajneri i Kukësit, Skender Gega

Kukësi u mund mbrëmjen e sotme  nga Partizani me rezultaitn 4 me 1, ndeshje kjo për llogari të javës s ë11-të. Humbje kjo që bë shkak për dorëheqjen e trajnerit Skender Gega nga drejtimi i kuksianëve. Lajmi në fjalë vjen përmes njoftimit zyrtar për shtyp nga ana e zyrës së shtypit të FK Kukësi.

Njoftim i klubit!
Futboll Klub Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti i nderit Safet Gjici. Pas ndeshjes, trajneri ka takuar skuadrën dhe stafin teknik për t’u përshëndetur.
Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen. Trajneri Gega ka shpjeguar arsyet e largimit nëpërmjet këtij mesazhi:

“Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit.
Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit.
I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë.
JU LUTEM NUK KA VEND PËR ALUDIME !
Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetësit e Kukësit.
Për mua ishte kënaqësi dhe eksperiencë shumë e mirë pavarësisht me vështirësite e fillimit.
Jam i sigurt që Kukësi do të shkojë atje ku e meriton sepse është një grup shumë i mirë lojtarësh dhe ka mbështetje të madhe nga të gjithë tifozët e mrekullueshëm.
Ju falënderoj të gjithëve për respektin dhe mbështetjen tuaj.
Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese.
Me respekt
S. Gega

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu