Friday, March 29, 2024

Vllaznia “kampione e dimrit” me 25 pikë, plus 6 nga Partizani i vendit të dytë

Lexo

Java e 11-të e Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore vazhdon ta mbajë  Vllazninë në krye të tabelës së klasifikimit, madje duke e thelluar edhe më tepër diferencën në plus 6 pikë me ndjekësin më të afërt.  Kuqeblutë nuk kanë lënë shteg për diskutim teksa kanë likujduar Skenderbeun duke e mundur thellësisht 5 me 1. Një ndeshje që do të mbahet mend nga vlonjati Ardit Hoxhaj, i cili tundi katër herë rrjeten e ish skuadrës së tij. Gola këto që erdhën pas golit 50-të sekondësh shënuar nga shqiptaro-maqedonasi Demir Imeri, ndërkohë që golin e nderit për miqtë nga Korça e shënon Mensah duk fiksuar kështu rezultatin 5 me 1 në favor të Vllaznisë. Tre pikë këto shumë të rëndësishme që e ngrejnë Vllazninë në kuotën e 25 pikë dhe njëkohësisht duke e kurorëzuar si “kampione të dimrit”. Ndërkohë që rivali më i afërt, Kukësi është mundur thellësisht nga Partizani me rezultatin 4 me 1, ku përpos se i ka marrë vendin e dytë me 19 pikë ka bërë që Kukësi të humbë edhe trajnerin Skender Gega, i cili duke marrë përgjegjësitë e humbjeve të fundit ka deklaruar dorëheqje nga detyra e trajnerit. Pozitive për Vllazninë në këtë javë të 11-të ishte edhe barazimi mes Teutës dhe Tiranës duke i mbajtur ato në distancë.

Me autoritetin e kampiones së dimrit, Vllaznia udhëton të mërkurën e ardhshme në kryqytet për t’u ndeshur me Tiranën në ballafaqimin e fundit për vitin 2020, ku falë diferencës me plus 6 pikë me vendin e dytë, pamvarësisht çdo rezultati që mund të prodhojë kjo ndeshje, titulli simbolik i kampionit të dimrit për kuqeblutë nuk preket. Dueli Tirana-Vllaznia është planifikuar të luhet në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit duke filluar nga ora 13.45. Po në këtë orë do të luhen edhe çiftet e tjerë, Laçi-Partizani, Apolonia-Kastrioti dhe Skënderbeu-Bylis, ndërkohë që e vetmja përballje, ajo  Kukësi-Teuta do të luhet në orën 16:45.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img