“Kishim studiuar shumë mirë. i kishim lënë lojtarët një kundra një. Na shkoi çdo gjë për mirë. në 15 minuta lamë pak terren, s’e kuptova pse. Në pjesën e dytë morëm një gol që lojtari mund të bënte faull dhe të ndëshkoheshe. Më mirë një i kuq, sesa e la të shkonte te goli. Më vjen keq për djemtë sepse u munduan deri në fund, por pa ja arritur qëllimit. Megjithatë jam i kënaqur me djemtë, për pjesën tjetër do të shohim në ndeshjet në vazhdim.
E kishim përgatitur që gjithë lojtarët e Tiranës duhet të markoheshin. U treguam pak naivë te goli i Abazajt dhe pse ishte me devijim. Kështu është futbolli, prandaj është i bukur. Është e dyta ndeshje që marrim gol me devijim. Lamë shumë hapësira. Ja kërkova unë që të ishin gjithë kohës lartë. Kur shkoi ndeshja 2-1 nuk kishim asgjë për të humbur. Si 2-1, si 3-1 është e njëjtë.
Më vjen keq. Sot nuk ishte një ndeshje për t’u humbur. Mbas golit të 1-1 ishte një episod kundërsulmi që mund të kishim shkaktuar faull. Do të mbroheshim me 10 lojtarë dhe nuk e di si do shkonte ndeshja. Sa i përket lojës në pjesën e dytë e kemi pasur topin nën kontroll. Megjithatë djemtë e mi dhanë maksimumin dhe unë jam shumë i kënaqur.
Është viti i parë. Unë jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës. te goli i parë ishte model. Më vjen shumë mirë për djemtë, por na duhet vazhdimësi. Duhet të jemi më të fokusuar te detyrat.
Kjo është një vazhdimësi e asaj kontrate që kam bërë në fillim, sepse klub i besoj te projekti që kam dhënë. Besoj që në vazhdimësi, sidomos pas këtij sezoni do të jetë një Egnatia krejt ndryshe.
Kam thënë që dua ta klasifikoj skuadrën mes 5 më të mirave. Janë dhe 7 finale në kampionat, plus dy të Kupës, kështu mendoj se e kemi forcën për të vazhduar përpara”, u shpreh Tetova për “Oversport”.