Humbja e djeshme në transfertë 2-1 përballë Burrelit nuk është kapërdirë lehtë nga trajneri Klodian Arbëri që ka vendosur që të largohet nga drejtimi i Vorës. Tekniku beratas ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij dhe kryesia e klubit e ka pranuar këtë kërkesë.
“I pakënaqur me rezultatin e ndeshjes së djeshme, trajneri Klodian Arberi sot kërkoi takim me Presidencën e klubit për ofruar dorheqjen e tij. Pas shumë diskutimeve kryesia e klubit i ofroj trajnerit mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit drejt synimit të klubit por që trajneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektoj vendimin e trajnerit Klodian Arberi për të ja pranuar dorëheqjen. FALEMINDERIT KLODIAN ARBERI”, shkruhet në njoftimin e Vorës.
Në ditët në vijim do të mësohet edhe emri i trajnerit të ri. Kujtojmë që Vora gjendet në vendin e tretë në renditjen e Kategorisë së parë dhe synon ngjitjen në Superiore.