Friday, March 29, 2024

I shënoj Partizanit në Shkodër, Dilaver synon gol dhe fitore edhe të dielën në Elbasan

Lexo

Në ndeshjen e fazës së parë të luajtur në “Loro Borici” shënoi në minutat e fundit golin e fitores duke u shndërruar në hero, por më pas në ndeshjet në vazhdim nuk pati pritshmërinë e duhur në lidhje me golin. Për këtë, gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme ku ishte përkrah trajnerit Bërdaric, boshnjaku i sulmit kuqeblu kërkon ndjesë. Por, ndërkohë, beson shumë se të dielën ndaj Partizanit situata do të jetë ndryshe, për të si dhe për ekipin, i cili synon patjetër fitoren tre pikëshe.

“Është e vërtetë që kohët e fundit nuk kam shënuar gol dhe për këtë kërkoj ndjesë. Nuk jam këtu vetëm për të shënuar gola, por edhe për të ndihmuar skuadrën dhe e rëndësishme është që Vllaznia luan mirë. E rëndësishme është të jemi në vend të parë dhe të ruajmë diferencën që kemi me ndjekësit dhe besojmë se mund të arrijmë diçka të madhe. Ne nuk mund të zhgënjejmë trajnerin sepse ai na ka dhënë besim dhe ne zbatojmë gjithmonë urdhërat e tij. Ndonjëherë ne luajmë përtej kapaciteteve tona pasi trajneri e meriton sepse ai përkushtohet 100% në çdo ndeshje.

E rëndësishmë për ne është që të mendojmë gjithmonë për vendin e parë. Nëse unë do të shënoja 15 gola dhe do të ishim në vend të fundit, nuk besoj se tifozët do të ishin të kënaqur për këtë. Keni shembull që Vllaznia është në vend të parë dhe jemi 9 pikë, Ardit Hoxhaj është golashënuesi I skuadrës e për këtë jam I kënaqur sepse ne kemi luajtur mirë. Shpresoj që të shënoj si ndeshjen e parë dhe do të bëjë maksimumin që mos t’i zhgënjej tifozët. E dimë që Partizani është një skuadër e fortë, dhe nuk do të jetë e lehtë. Ne kemi lojtarë cilësorë që mund të bëjmë diferencën në fushë dhe shpresojmë me një fitore. Kemi marrë disa lojtarë të mirë dhe I kam parë në fushë dhe kjo shton konkurrencën. Me këto afrime besoj se do të kemi sukses. Ju premtoj dhe do mundohemi që të fitojmë nesër dhe të sjellim një 3 pikësh në Shkodër”, theksoi Haris Dilaver përpara gazetarëve shkodranë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img