Wednesday, May 8, 2024

(Pas ndeshjes) Boshnjaku: Tirana, super ekip, por ne pritëm rastet për ta goditur dhe ia arritëm qëllimit. Jemi për kampion!

Lexo

Lorik Boshnjaku, futbollisti i ardhur nga Prishtina duke iu bashkuar Vllaznisë, duket se ësnhtë ndër blerjet më të spikatura të kuqebluve. Edhe sot, ai ishte ndër më të mirët në fushën e lojës duke kontribuar në fitoren e kuqebluve.

Prononcimin e tij të pas ndeshjes, Boshnjaku e nis me atë çfar trajneri Josa u kishte thënë futbollistëve në pushimin mes dy pjesëve të lojës. “Trajneri na tha që nëse bëjmë gabime në fazën difensive do kishim probleme me të. Jo se do të na vrasë, ndoshta do na kishte çuar në një kryqëzim me trajnerin a diçka tjetër”, tha Boshnjaku.

Për Boshnjakun, edhe kushtet e motit nuk ishin të duhurat, ndërkohë që nuk nguron pë flasë me superlativa për skuadrën bardheblu. “Të them të drejtën edhe moti ndikoi pak të ne se pas shiut gjatë gjithë ditës erdhi vapa, po flas personalisht që kisha vështirësi të hyja në ritëm loje. E dinim që kishim të bënim me një ekip kampion, një superekip, por e dinim që do të kishim vështirësi. Pritëm rastet që na vinin t’i shfrytëzonim dhe kështu ndodhi. Dominuam në pjesën e parë kundërshtarin, në të dytën ishin ata më mirë por fitorja na shkoi neve.”, u shpreh Boshjaku.

Mesfushori kuqeblu, e shikon këtë fitore ndaj ekipit kampion dhe pretendent për titull si një hap shumë pozitiv drejt objektivit të trofeut. “Duke mposhtur një rival direkt ose pretendent për titull, mendoj se është një hap i madh drejt rrugës së gjatë që kemi dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe për ndeshje të tjera”, përfundoi Lorik Boshnjaku, ndër më të m irët në fushën e lojës për sfidën, Tirana-Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img