Friday, April 19, 2024

(Intervista) Gilman Lika: Vllaznia humbi dy pikë në Rrogozhinë. Vlerësim maksimal Kastriotit në fundjavë. Skuadra duhet të karikohet sikur po luan me Tiranën dhe Partizanin!

Lexo

Barazimi 0-0 me Egnatian dhe pragndeshja me Kastriotin të shtunën  për javën e 23-të të Superiores. Ky ishte fokusi i intervistes realizuar sot me ish kapitenin kuqeblu, Gilman Lika, aktualisht, trajner i suksesshëm i Vllaznia U-17, finalist i Kupës së Shqipërisë dhe kryesues i kampionatit të Superligës së moshave. Ndër të tjera, Lika tha se Vllaznia humbi dy pikë në Rrogozhinë, ndërkohë duke folur për pragndeshjen me krutanët e Kastriotit që luhet të shtunën në “Loro Boriçi” prej orës 17:00, Lika kërkon karikim maksim nga skuadra kuqeblu duke e vlerësuar sikur po luajnë ndaj Tiranës apo Partizanit.

Gilman, i gjithë opinioni sportiv shkodran priste një fitore në transferte me Egnatian, duke pasë parasysh fitoren e një jave më parë me Tiranën në “Loro Boriçi”.

Të them të drejtën, edhe unë isha i atij mendimi që prisja diçka më teëpr nga ekipi në këtë ndeshje duke ditë atë anën morale dhe psikologjike që fitoi ekipi mbas asaj fitoreje shumë të rëndësishme ndaj Tiranës. Ishte një ndeshje që Vllaznia u donte të vente veton, për të treguar se është një ekip që me të vertetë pretendojnë për titullin kampion, dhe kjo ishte ndehsja e duhur për ta treguar një gjë të tillë. Dihet, se këto lloj ndeshjesh janë ato që Vllaznia i ka vuajtë më teëpr gjatë këtij viti, me këto ekipet e vogla siç quhen krysisht këto ekipet e dorës së dytë. Por, e rëndëisshme është se nuk dolëm me humbje, kjo është shumë e rëndësishme për momentin. Pra, gjysma e së keqes është që morëm një pikë, por gjithësesi është diçka që ekipi duhet me e ndryshu patjetër. Sepse, nëse ne do të vazhdojmë me këto lojra të tilla, do të jetë shumë e vështirë lufta për titullin kampion.

Sipas jush, çfar nuk shkoi në Rrogozhinë, që Vllaznia nuk arriti të marrë pikët e plota?

Për të bërë një analizë të thëllë don shumë kohë, por, për mendimin tim, kishte shumë gjëra që nuk ishin si më parë tek ekipi. Sepse, në ndeshjet e tjera, skuadra ka qënë shumë më agressive duke krijuar shumë raste shënimi përpara porte. Ky është një ekip që don me dalë kampion. Ne i kemi mundësitë për të krijuar, të paktyën, 5-6 raste për gol duhet të krijohen për çdo ndeshje.

Në Rrogozhinë, Vllaznia luajti me një treshe sulmuese me emra potent, si Balaj, Latifi dhe Mala.

Padiskutim , mund të themi se treshja e sulmit kuqeblu, Bala-Latifi-Mala, është më e mira në Shqipëri, por, nuk duhet ta lëmë fajin, tek një apo dy lojtar, sepse dëgjoj shumë që thotë, se tashti që erdhi Bala, dhe çdo gjë duhet ta zgjidhë, Bala, apo ndonjë lojtar tjetër. Do ta shikojmë problemimin paksa më kompleks, sepse nëse do të flasim për fazën e sulmit, duhet të fusim të gjithë ekipin në fzën e sulmit, sepse i gjithë ekipi merrë pjesë. Dhe, këtë gjë duhet ta rregullmë në, pra duhet të funksiunojë i gjithë ekipi në të dyja fazat, dhe mendoj se duhet të krijojmë më shumë përpara portës kundërshtare.

Gilman, për ju, Vllaznia, humbi dy pikë në Rrogozhinë, apo mori një pikë?

Kjo, për mendimin tim, nuk ka pikë diskutimi, që Vllaznia ka humbur dy pikë me Egnatian në transfertë. Patjeëtr, që Egnatian duhet me e vlerësu, për ato paraqitje që ka bërë gjatë këtij viti, por, pretendimet tona, mendoj se janë tjera. Dhe, kur kemi përballë dy ekipi me pretendime të kundërta, mendoj që ne kemi humbë dy pikë.

Në fundjavë, Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Kastriotin e Krujës, një skuadër që i ka nxjerrë probleme kuqebuve.

Prap, edhe kjo ndeshje, në letër duhet e lehtë për Vllazninë, por duke parë ecurinë e këtij viti, them që duhet me e vlerësu maksimalisht. Duhet vlerësuar, sikur po luajmë kundër Tiranës, apo Partizanit. Kjo është shumë e rëndësishme për një ekip që don të dalë kampion.

E shikon Gilman Lika, Vllazninë kampione, sepse opinioni e pret një gjë të tillë.

Tashmë opinioni e pret, ne e presim, dëshirën e kemi të gjithë aty, por të them të drejtën, duhet për t’ia bërë shërbimin si duhet punës për të shkuar tek titulli kampion. Dhe, kjo është shumë e rëndësishme. Mundësitë janë, kualitetet janë, çdo gjë është formuar për të qënë ekipi kampion. Ndoshta don edhe një shtysë më tepër, ndoshta gjithësecili duhet të kërkojë personalisht për të dhënë diçka më tepër nga vetja, me u bashku të gjithë bashkë dhe për të arritë atë objektiv që ka klubi Vllaznia këtë vitë, titullin kampion.

Intervistoi: Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img