Thursday, May 2, 2024

(Video) Superliga U21-Vllaznia mund Bylisin kryesues, dhe rihap kampionatin. Shënojnë Antonio Delaj dhe Rigers Xhahysa për kuqeblutë

Lexo

Vllaznia U21-Bylis U21  2-1

(Shënues: Delaj 19′, Musaraj 50′ / Atshimene 54′)

E martë, 21 shkurt 2023, ora 13:00, Stadiumi “Reshit Rusi”-Shkodër

Vllaznia U-21: Shkoza, Shimaj (Maliqi 86′), Pusi, Xhilaj (Troshani 93’), Spahija, Dulaj, Peku, Delaj, Bizi, Bushaj, Musaraj. Trajner: Elvis Plori

Bylis U21: Haremi, Skenderaj (Ngene 80′), Zhongo, Ndreu, Mucollari, Hassan (Saleh 88′), Abazaj, Y. Aminu, Mikailu (Mishack 46′), Hodo, Atshimene. Trajner: Arvid Bregasi.

Gjyqtarë: A. Qaushi, B. Çanaku, G. Mënaj. I katërt: N. Kozmai.

Delegat i FSHF-së: Përparim Laçi(Pukë)

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar të Superligës së 21 vjeçarëve, ishte ajo që u luajt pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës në mes Vllaznisë vendase dhe Bylisit mysafir.

Në fushën e lojës ishin dy skuadrat krysuese të kampionatit, Bylis i pari dhe Vllaznia e dyta, duel ky që me të drejtë kishte tërhequr vemendjen e të gjithë kupolës së KF Vllaznia, duke nisur nga presidenti Alban Xhaferi, sekretari i përgjithshëm Blendi Dibra, për të vijuar me stafin teknik të skuadrës së parë me trajnerin e parë, Mirel Josa në krye.

Krahas të tjerave, vemendja e drejtuesve të Vllaznisë për këtë ndeshje kishte të bënte edhe me emrat që janë pjesë e skuadrës së parë, si dhe kontigjentin që pritet të kalojë pranë skuadrës së parë.

1 me 0 në favor të Vllaznisë ka përfunduar pjesa e parë e kësaj ndeshje, me gol të shënuar nga Antonio Delaj nëminutën e 19-të. 5 minuta nga fillimi i së dytës, është Rigers Musaraj që e çon në 2 numrin e golave për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Elvis Plori. Duket, se me këtë gol, Vllaznia gjen qetësinë, por katër minuta më pas është Atshimene që shënon me kokë për miqtë duke rihapur takimin.

Minutat në vazhdim janë shumë të dyluftuara nga të dyja skuadrat, miqtë në kërkim të golit të barazimit dhe Vllaznia për të administruar avantazhin. Përfundimisht, e gjithë ndeshja mbyllet me rezultatin 2 me 1 në favor të Vllaznisë. Një fitore kjo e merituar e kuqebluve, e cila frenon ballshiotët kryesues duke rihapur kampionatin.

Pas javës së 16-të, në krye është Bylisi me 36 pikë, Vllaznia e dyta me 34, Dinamo e treta me 30, për të vijuar me Partizanin 24, Kukësi 20, Tirana 18, Apolonia, Egnatia dhe Teuta 16, dhe Korabi i fundit, 14-të pikë.

(Video) Vllaznia U21-Bylis U21, 2-1. Pjesa e dytë e ndeshjes, e plotë

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img