Friday, April 19, 2024

(Intervista) Humbi derbin me Vllazninë në futboll femra, trajneri Parmeza: KF Murlani është në rrugë të mbarë!

Lexo

Të luash përballë skuadrës kampione si Vllaznia e Shkodrës, absolutja e futbollit shqiptar për femra, natyrisht që është mjaft e vështirë për çdo skuadër. Dhe, kur bëhet fjalë për një skuadër të re si KF Murlani për femra që luan sezonin e parë në Superligën e femrave, vështirësia është edhe më e madhe. Megjithatë, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri murlanas Arben Parmeza, shikon përtej rezultatit duke komplimentuar skuadrën e tij për lojën që shfaqi në fushë, mes të cilave ishin edhe katër nga pesë brazilianet që presidenca “Rraboshta” ka afruar në merkaton dimërore.

Profesor Parmeza, një derbi me Vllazninë, patjetër kënaqësi për Murlanin që sapo është formuar?

Po, kënaqësi që zhvilluam një ndeshje dinjitoze duke pasur parasysh që kishim vetëm një javë kohë që të përgatitemi/ Gjithsesi afrimet e reja, pra investimet që ka bërë presidenti Përparim Rraboshta, e kanë ngritur lojën e Murlanit duke e bërë skuadër më kompetitive. Kjo ishte një lojë dinjitoze, një lojë e luajtur nga minuta e parë deri te e fundit, pra krejtësisht ndryshe nga loja e parë që kemi zhvilluar në fillim të sezonit.

Gjithsesi rezultati 7-0 është i thellë?

Unë nuk shikoj rezultatin por shikoj lojën e cila ishte dinjitoze dhe ajo që bëri ndryshimin sot ishin kualitetet. Duhet të pranohet që Vllaznia sot me 2-3 kualitete shumë më të mira se sa Murlani, ashtu si Murlani ka 2-3 mangësi që duhet të ndërhyhet.

Prisni një Murlan më të fortë në ndeshjet e ardhshme?

Tashmë koha për ne është miku sepse deri tani e kemi pasur armik, pra do të kemi kohë më tepër për tu përgatitur. Kampionati fillon shumë shpejt, menjëherë sa të mbarojë Kupa, kështuqë këtë kohë do ta shfrytëzojmë për tu ngritur më tepër dhe të lidhen afrimet e reja me ekipin.

Ku synon Murlani të renditet në fund të sezonit?

Murlani ka hyrë në një proçes që po ecën hap pas hapi. Kemi krijuar ekipin, tashmë bëmë dhe afrimet e reja, pra Murlani është në proces përmirësimi. Për mua është e rëndësishme të vazhdojmë në këtë rrugë dhe padyshim Murlani shumë shpejt do të jetë rival i denjë me objektiva shumë madhore.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img