Thursday, May 2, 2024

Media sportive humb në moshën 65-vjeçare gazetarin e njohur krutan, Murat Aruçi

Lexo

Një lajm i trishtë vjen për komunitetin e medias sportive. Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare gazetari i njohur sportiv krutan, Murat Aruçi. Lajmin e bën të ditur kolegu i tij më i afërt në fushën e medias sportive, por edhe në jetën e përditshme, Filip Gjokeja.

“Lamtumirë Shoku, Miku e Kolegu im i Nderuar Murat Aruçi! Shumë i Trishtuar për Ndarjen Tënde nga Jeta. Nuk Gjej Fjalë të Shpreh Hidhërimin qe më Ka Mbërthyer. Qofsh i Xhenetit e të Qoftë Dheu i Lehte Miku Im!” shkruan, Filip Gjokeja në një postim të rrjetit social FB.

Murat Aruçi dhe Filip Gjokeja kanë qënë për shumë e shumë vite zëri sportiv i Krujës dhe Fushës Krujës duke pasqyruar me shumë passion, korrektësi dhe profesionalizëm aktivitetet sportive të këtij Rajoni, ku më së shumtmi futbolli zinte pjesën kryesore me komentet e drejtpërdrejta në emisionin e Radio Tiranës “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, por edhe në gazetën “Panorama Sport” dhe “Sport Ekspres” për ndeshjet e Kastriotit dhe të Ilirisë.

Përpos të tjerave, ato ishin shembulli i një mikpritje të ngrohtë për të gjithë kolegët sportiv të rretheve të tjera që kishin rastin të shoqëronin skuadrat e qyteteve të tyre në ndeshjet e transfertave krutane.

Nga sa mësohet, gazetari sportiv Aruçi vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e mundoi shumë vitet e fundit, derisa e bëri të dorëzohej këtë të diele të 23 janarit 2022.

Redaksia e portalit “Veriu Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Aruçi për humbjen e njeriut të dashur të tyre, si dhe komunitetit sportiv të Rajonit të Krujës, që aq shumë ai i shëbeu në vite. Lamturimë Murat, pushofsh në paqe!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img