Friday, October 11, 2024

(Intervista) Hysen Dedja, kundër formulës së Superiores. Vllaznia ende nuk ka një objektiv për sezonin e ri!

Lexo

Ish-trajneri kampion i Vllaznisë, Hysen Dedja, e konsideron skandaloze formulën aktuale për ekipin që fiton titullin në fund të sezonit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Dedja mundohet të analizojë situatën te shkodranët pak ditë para fillimit të kampionatit. Sipas tij, Vllaznia ende nuk ka një objektiv për sezonin e ri.

Ish-trajneri thekson se drejtuesit duhet të kenë më shumë besim tek elementi i ri dhe për këtë projekti duhet të jetë afatgjatë. Në analizën për pretendentët, Dedja mendon se klube si Tirana, Partizani dhe Egnatia kanë më tepër cilësi se Vllaznia dhe i sheh për titull këtë sezon.

Profesor, pak ditë para fillimit të kampionatit. Ku e shikoni Vllazninë këtë sezon?
Realisht nuk di çfarë të them, pasi edhe vetë drejtuesit e klubit nuk kanë dalë me ndonjë objektiv konkret për sezonin e ri. Nuk e kanë deklaruar se ku do të jetë Vllaznia në fund të këtij sezoni, kështu që për të dhënë konkluzione, duhet parë në vazhdimësi gjatë kampionatit.

Çfarë mendimi keni për formulën e re të kampionatit sa i përket ekipit që fiton titullin në fund?
Formula më skandaloze që ka qenë ndonjëherë. Mundimi i të gjithë sezonit të hidhet poshtë për një ndeshje të vetme. Skandaloze!

Gjithsesi, Vllaznia mund të favorizohet nga kjo formulë apo jo?
Nuk mundem të them nëse mund ta favorizoj apo jo, edhe pse mund të jetë një shans për të.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img