Monday, April 29, 2024

Miqësorja me blutë, vendimtare për sulmuesin nga Ekuadori, Frank Obando. Nesër, ora 20:00, Vllaznia-Dinamo në “Loro Boriçi”, hyrja e lirë

Lexo

Vllaznia luan nesër miqësoren e radhës, atë me Dinamon, e cila është edhe testi kryesor dhe i fundit për kuqeblutë në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik.

Në veçanti kjo miqësore pritet të jetë vendimtare për sulmuesin e ardhur nga Ekuadori, Frank Obando. Futbollisti në fjalë ka disa ditë që po stërvitet në gjirin e klubit kuqeblu, ndërkohë që në miqësoren ndaj Tiranës të luajtur javën e kaluar në kryeqytet, tekniku Migen Memelli e aktivizoi në pjesën e dytë.

Megjithatë, minutat ndaj bardhebluve nuk kanë mjaftuar për të marrë vendimin përfundimtar ndaj këtij futbollisti, nëse do të firmosë për Vllazninë, apo jo. Në këtë mënyrë, stafi ka vendosur për t’I dhënë më shumë minuta në miqësoren e nesërme ndaj Dinamos, dhe më pas të vendoset për fatin e tij.

Një gjë të tillë e pohoi edhe vetë trajneri Memelli në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, kur thotë:

“E pamë në ndeshjen ndaj Tiranës për 30 minuta. Ai nuk është në kondicionin e tij më të mirë fizik. Do ta shohim edhe në një ndeshje miqësore me Dinamon që do ta luajmë të premten e më pas do të vendosim”. 

Por, përpos testimit të Frank Obando nga Ekuadori, kuqeblutë janë pritje  dhe të një sulmuesi të mirrëfilltë, për të cilin trajneri Memelli thotë se e duan si alternativë të titullarit kuqeblu, Bekim Balaj.

“Me një mungesë të Bekimit, kjo për çështje kartonësh po themi, apo penalizimi e dëmtimi do të na duhet edhe një dublant shumë i mirë për atë rol”, shpjegon i pari i pankinës shkodrane.”, shprehet Memelli.

Ndërkohë, sa i përket skuadrës në tërësi, periudha përgatitore dhe ndeshjet miqësore që ka zhvilluar Vllaznia në prag të kampionatit e kanë lënë të kënaqur trajnerin e kuqebluve, Migen Memellin.

“Djemtë po punojnë shumë mirë ç’është e vërteta. Në këto katër miqësore kemi parë dhe kemi vënë re që skuadra ka rritje si nga ana fizike, ashtu dhe nga ana tekniko-taktike”, përfundon njëshi i pankinës kuqeblu, Migen Memelli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img