Monday, April 29, 2024

(Intervista) Ka luajtur me të dy ekipet. Luan Zmijani: Vllaznia e mposht Partizanin(Nesër, në “Loro Boriçi”, ora 18:00)

Lexo

Luan Zmijani, ish-futbollisti dhe trajneri i grupmoshave të akademisë Vllaznia, është shprehur optimist për startin e Vllaznisë. Në një prononcim për “Panorama Sport” ai e shikon si një përballje shumë të fortë dhe pretendentësh atë të së enjtes mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Zmijani shprehet se rivaliteti që ka zotëruar mes këtyre dy skuadrave pritet që të pasqyrohet edhe në takimin e së enjtes. Sipas tij Vllaznia ka si armë të fortë edhe mbështetjen, që në përballje të tilla jep tifozëria shkodrane, pasi ndeshja do të luhet në “Loro Boriçi”.

Si e shihni startin e këtij kampionati nga ana e Vllaznisë?

Është një start i mirë, që me pak fat do të kishte qenë shumë i mirë, pra me pikë të plota.

A duhet të kishte marrë më shumë në përballjen e dytë ndaj Erzenit?

Pse jo, por në futboll ndodh që jo çdo ndeshje mund të marrësh maksimumin, pra të fitosh. Ka edhe ndeshje, ku për shkak të rrethanave të ndryshme, nuk merr dot maksimumin.

A mund të konsiderohet Partizani si testi i vërtetë për Vllazninë në këtë start të sezonit?

Me të vërtetë është një përballje e fortë ndaj një kundërshtari me pretendime, siç jemi edhe ne. Unë e shikoj si një përballje rivalësh historikë dhe pres që skuadrat të tregojnë shumë cilësi në fushë.

Sa shanse i jepni Vllaznisë për ta fituar këtë takim?

Kemi më shumë shanse se Partizani. E para, luajmë në stadiumin tonë dhe ne e dimë se në “Loro Boriçi” nuk do të na mungojë edhe mbështetja e tifozëve, të cilët jam i bindur se do të jenë të shumtë në numër. E dyta, rikuperimi i dy lojtarëve tanë dhe nga ana tjetër dëmtimi i portierit titullar të Partizanit dhe e Mensah, Mehmetit dhe Sembenesë, që mesa di, janë larg planeve për këtë takim. Ata janë mungesa të mëdha për ta.

Me këtë start, e mendoni Vllazninë në katër më të mirat?

Po patjetër, pavarësisht se mendoj se është herët të flasim për këtë temë. Megjithatë sërish them se po.

Si e shihni formulën e këtij sezoni?

Për mendimin tim, do të ishte më mirë ajo e sezonit të kaluar. Gjithsesi, do ta shohim në qoftë se është bërë zgjidhja e duhur për vendosjen e kësaj formule të re.

Admir URUÇI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img