Wednesday, June 18, 2025

Shqipëria akoma nuk e ka kontaktuar. Roko Vata, debuton me dy golësh me kombëtaren e Irlandës U21(Irlandë-San Marino 3-0)

Lexo

Roko Vata vazhdon të bëjë emër në futbollin ndërkombëtar me fanellën e Irlandës. Djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare Rudi Vata, sot ka bërë debutimin e tij me U21 dhe ka lënë menjëherë shenjë.

I aktivizuar si titullar në sfidën kundër San Marinos, në ndeshjet eliminatore të Euro 2025 të kësaj grupmoshë, Vata ka treguar se është gati për skenat e rëndësishme.

Ai gjeti avantazhin për skuadrën e tij në minutën e 8 të sfidës dhe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, dyfishoi rezultatin për ekipin e tij.

Irlanda e mbylli ndeshjen me fitoren 3-0 të kësaj sfidë dhe tashëm është në vendin e parë në grup me pikë të barabarta me Norvegjinë me dy fitore në po aq ndeshje të luajtura.

Për t’u theksuar është fakti, se ndërsa Roko Vata, vazhdon të shkëlqejë qoftë me ekipin e parë të klubit skocez, Sëlltik, si dhe tashmë edhe në kombëtaren U-21 të Irlandës, nga FSHF, akoma nuk ka një ftesë për t’u veshur kuqezi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia zyrtarizon Ardit Krymin, edhe dy vite kuqeblu

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 𝐀𝐑𝐃𝐈𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐌𝐈 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕 KF Vlllaznia ka kënaqësimi të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin...
- Advertisement -spot_img