Thursday, May 2, 2024

(Intervista) Kruja: Shpresoj të shënoj ndaj Kukësit, synojmë 3 pikëshin dhe ngjitjen në tabelë

Lexo

Ndonëse është i njohur si një mesfushor tipik sulmues, për nevoja të skuadrës, Arsid Kruja, jo pak herë ka luajtur në role të ndryshme, kryesisht në atë të mbrojtësit të djathtë. Në prononcimin e dhënë një ditë përpara ndeshjes me Kukësin, krahas preferencës të rolit të tij në skuadër,  Kruja flet edhe për pragndeshjen Kukësi-Vllaznia në tërësi duke pasur besim të plotë që kuqeblutë kthehen me fitore në Shkodër.

Arsid, fillimisht për aspektin tuaj personal. Ju shikoheni të luani në shumë pozicione, ku e shikoni veten më komod?

Shfrytëzoj mundësitë që më jep trajneri dhe luaj ku ka nevojë skuadra. Shpresoj t’ia shpërblej sa më mirë dhe të fitojmë. Roli im natyral është në mesfushë, por ndihem mirë edhe në mbrojtje, rëndësi ka të fitojmë.

Në Shkodër, sot po votohet për kryetarin e ri të Bashkisë, ka dhënë ndonjë impact kjo ditë në gjirin e skuadrës kuqeblu?

Të fitojë më i miri, por ne jemi fokusuar vetëm te ndeshja pasi aty është objektivi dhe puna jonë që të bëjmë më të mirën tonë. Unë personalisht, akoma nuk kam votuar, por do të votoj përpara se të nisemi drejt Elbasanit për ndeshjen e së hënës me Kukësin.

Shumë barazime për Vllazninë në këtë kampionat.

Kemi bërë shumë barazime, na kanë munguar finalizimi. Kemi bërë ndeshje të mira, por na ka munguar goli, shpresoj t’i shfrytëzojmë mundësinë që do të kemi e të marrim pikët maksimale. Në këtë fazë që jemi, kemi më shumë nevojë për pikë sesa për lojë të bukur.

Të hënën keni përballë një Kukës që është rivali kryesor i Vllaznisë.

Është një mundësi e mirë për të lënë Kukësin pas, por kampionati është i gjatë. Çfarë do rezultati të jetë nesër, kemi edhe shumë ndeshje përpara.

Tirana e shkëputur, besoni akoma tek titulli?

Shpresojmë të fitojmë me Kukësin, Tiranën e presim në Shkodër dhe kemi një mundësi të artë për të fituar këto ndeshje e për t’u afruar me vendin e parë”.

Kruja, jo pak herë ka shënuar gola përcaktues, mund të jetë një i tillë edhe të hënën ndaj Kukësit?

Shpresoj të shënoj gol përcaktues dhe të jem vendimtar për skuadrën, por e rëndësishme është të fitojmë e të kthehemi me 3 pikë nga Elbasani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img