Saturday, July 27, 2024

Miqësorja, Partizani-Roma. Olsi Rama: Organizimi i kësaj ndeshje s’ka qenë i thjeshtë

Lexo

Miqësorja mes Partizanit dhe Romës ka qenë mjaft e vështirë për tu organizuar. Në një prononcim për RTSH, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama ka treguar detajet e kësaj “feste” të futbollit.

“Uroj që ndeshja të shkoj mirë. Ndeshja ka dhe sens argëtimi për tifozeritë. Roma është një ekip prestigjoz dhe ka një trajner që do të hyjë në legjendat e sportit të futbollit.”- komentoi Rama.

Ai ka komentuar edhe mbështetjen që kryeministri ka dhënë për këtë ndeshje dhe se është entiziast për këtë sfidë.

“Roma ka përshtypje shumë të mira edhe nga finalja, por edhe për organizimin e sotëm. Janë shumë të kënaqur.”-u shpreh ndër të tjera drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama në intervistën dhënë gazetarit të mirënjohur sportiv të RTSH-së, Defrim Methasani.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img