Thursday, April 25, 2024

(Intervista) Orges Shehi: Nuk kemi frikë asnjë skuadër, shkojmë për fitore sot në Shkodër! Vllaznia-Tirana, sot ora 16:00, në “Loro Boriçi”.

Lexo

Ores Shehi, pranon se Tirana nuk ka frikë asnjë skuadër, aq më tepër Vllazninë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, numri një i bardhebluve foli gjatë për “klasiken” me Vllazninë. Shehi ceku problemet e kreut të renditjes si dhe faktin që në fund të dhjetorit ishte katër pikë pas vendit të parë dhe tani kryeson kampionatin me gjashtë pikë nga vendi i dytë. Trajneri i bardhebluve analizoi kundërshtarin, teksa pranoi se skuadra e tij duhet të jetë e përqendruar për sfidën e së dielës.

Në momentin që është kampionati, takimi me Vllazninë mund të konsiderohet si sfida më e rëndësishme e sezonit për Tiranën?

Unë mendoj se është ndeshje e rëndësishme, por jo ndeshja më e rëndësishme e sezonit, është ndeshje e rëndësishme, sepse është kundërshtari ynë direkt në renditje, por edhe nga rëndësia historike dhe momenti. Shkojmë në Shkodër për të interpretuar një ndeshje perfekte me një rival tonin dhe nga ana tjetër këto përballje kanë dhuruar sfida emocionuese.

Do të udhëtoni drejt Shkodrës për të fituar apo do të kënaqeshit edhe me një barazim?

Ne shkojmë për të dhënë më të mirën tonë në fushën e lojës. Në bazë të asaj që japim do të marrim verdiktin që jep fusha. Shkojmë në Shkodër për të bërë më të mirën tonë. Shpresoj që rezultati të jetë në bazë të asaj që prodhojnë dy ekipet.

Ju jeni të parët në renditje. A ndikon të qenit në vendin e parë të renditjes nga tani e në vazhdim dhe a jeni nën presion?

Nuk duhet të udhëhiqemi nga emocioni apo presioni i kreut. Kjo është një situatë që herë pas here ka ndodhur. Kemi qenë në një pozitë të tillë edhe më parë. Kemi qenë një skuadër që edhe vjet dolëm kampionë, kështu që nuk duhet të ndikohemi nga presioni pse jemi të parët.

Të shqetëson fakti që ke disa mungesa dhe ke probleme me formacionin për këtë sfidë?

Kjo situatë është me të vërtetë shqetësuese. Kemi humbur Abazajn sapo filloi që të ingranohej me skuadrën. Luajti shumë pak minuta lojë bëri. Kemi Aleksin me kartonë, por kemi edhe dy shqetësime dhe lojtarë në dyshim. Kjo na pështjellon pak situatën dhe mënyrën se si do të rreshtohemi në fushën e lojës. I tillë është futbolli dhe duhet ta pranojmë çdo problem dhe situatë.

Cilit fakt i frikësoheni në përballjen me Vllazninë, që do të luhet ditën e diel?

Nuk i frikësohemi asgjëje dhe asnjë kundërshtari. Ne kurrë nuk jemi frikësuar. Ne duhet të mendojmë për momentin dhe jo për të shkuarën që të jemi në depresion nga e shkuara. Nuk duhet të mendojmë nga e ardhmja që të futemi në ankth. Mendimi ynë është tek e tashmja dhe në këtë kontekst të mos kemi frikë askënd.

Çfarë menduat kur ju ishit katër pikë pas vendit të parë në renditjen e kampionatit?

Situata që ishim katër pikë pas na ndodhi vetëm pesë ditë. Ishim në renditje shumë mirë. Ishim ne përpara. Kishim fituar Superkupën dhe për pesë ditë situata u përmbys dhe Partizani na kaloi. Ama kampionati është i gjatë. Ka situata të tilla. Një herë është një skuadër në krye e një herë një tjetër, pasi është një maratonë e gjatë. E rëndësishme është kush do të mbërrijë i pari në finish.

Olsi AVDIAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img