Sunday, May 19, 2024

(Intervista) Rikuperohet Smajli, sot i gatshëm për trajnerin Osmani: Respektojmë Partizanin, por Vllaznia vijon serinë e fitoreve

Lexo

Një dëmtim që ka pësuar gjatë javës e ka munduar në përgatitjet anti-Partizani, por falë edhe stafit mjekësor, ia ka dalë që sot të jetë në dispozicion të trajnerit Qatip Osmani për sfidën kundër Partizanit për javën e 21-të të Abissnet Superiore. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi i djathtë, Geralb Smajli, flet për kualifikimin ndaj Flamurtarit në Kupë, por edhe për sfidën ndaj Partizanit. Titullari i shkodranëve shprehet se ndaj Partizanit do të kërkohet vijimi i ecurisë pozitive.

Mund të themi se kualifikimi në Kupë erdhi më lehtë nga ç’pritej?

Nuk mund të them se e patën të lehtë, por mund të them se ia bëmë vetes më të lehtë. Ishte një kualifikim i pritshëm, pasi dihen objektivat tona edhe në Kupë. Mendoj se bëmë mirë në atë takim ndaj Flamurtarit.

Prisni një tjetër paraqitje pozitive ndaj Partizanit të dielën?

Ne kemi disa ndeshje që po bëjmë më të mirën dhe po fitojmë. Partizanin e presim pas disa fitoreve radhazi. Ne bëmë punën tonë duke mbajtur ritmin. Tani po mendojmë për ndeshjen e radhës me Partizanin.

Sa të vështirë e prisni këtë përballje?

E dimë mirë se çfarë ekipi do të kemi përballë, por ne duhet të tregojmë më të mirën tonë dhe shpresoj që të arrijmë fitoren. Duam me patjetër të vazhdojmë me këtë ritëm që jemi.

Mund të themi se Vllaznia e këtyre javëve të fundit është krejt ndryshe nga ajo e javëve të para?

Ekipi ka marrë një ritëm tjetër. Ndoshta kishte ardhur koha që të merrnim frytet e punës që kemi bërë deri më tani. Tashmë, jemi një ekip, që shpreh më entuziazëm në fushën e stërvitjes dhe atë të lojës. Gjithashtu ndihemi shumë mirë me njëritjetrin edhe jashtë fushës. Të gjithë po japim maksimumin dhe kjo është një ndër pikat e forta. Harmonia është në maksimum. Por tani duhet që ne të mbajmë këtë ritëm dhe të vazhdojmë kështu.

Po ju mungojnë tifozët? Mendoni që në këtë takim do të ketë një mbështetje më të madhe nga ana e tyre?

Unë kam besim se në të tilla takime, ata do të jenë më të shumtë në numër. Rezultatet nuk po na mungojmë dhe mendoj se ne po bëjmë më të mirën. Të njëjtën gjë besoj se do të bëjnë edhe ata në këtë përballje. Tifozët tanë nuk kanë nevojë për ftesë. Ata janë përherë me ne.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img