Saturday, April 20, 2024

(Intervista) Spanjollja e portës së Vllaznisë, Buhigas, garanton mosprekjen e rrjetes kuqeblu në përballjen europiane të datës 20 gusht

Lexo

Më herët ka luajtur me sukses, në kampionatet e të futbollit femra në Itali dhe Spanjë, ndërkohë që tani i është përgjigjur pozitivisht ofertës së presidentit të Vllaznisë futboll femra, Lazër Matija për t’u bërë pjesë e skuadrës kuqeblu. Bëhet fjalë për spanjollen Anna James Buhigas, e cila është marrë në merkaton e verës për të përforcuar ruajtjen e katërkëndorit kuqeblu në ballafaqimet europiane.

“Kam vetëm tre ditë që kam ardhur këtu dhe më kanë pritur shumë mirë. Një nga arsyet pse zgjodha Vllazninë ishte historia e suksesshme e saj. Por jo vetëm kjo. Pritja që më kanë bërë drejtuesit, stafi dhe vajzat ka qenë shumë e mirë. Kjo do të më shtyjë të jap më të mirën për këtë skuadër. Do të mundohem t’i jap eksperiencën time Vllazninë në përballjet europiane dhe të mbroj portën të paprekur. Mendoj se kemi një ekip shumë të mirë, që di të shënojë dhe kështu do të synojmë kualifikimin”- është shprehur gardianja e re e Vllaznisë, Anna James Buhigas duke pasur besim të plotë në suksesin e skuadrës për të kaluar në në Turin tjetër europian.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img