Sunday, May 19, 2024

(Intervista) Sulmuesi Mehdi Çoba, futbollisti i shumëlakuar në këtë fundvit, analizon Vllazninë dhe të ardhmen e tij, në Shkodër, apo ….

Lexo

Mehdi Çoba, 21 vjeçari i sulmit kuqeblu, duket se është ndër më të lakuarit e këtij fundviti në kampin shkodran. Kjo, për faktin se falë aftësive të tij të spikatura në vijën e parë sulmuese, shumë ekipe, brenda dhe jashtë vendit e dëshirojnë ta kenë në gjirin e tyre, ku më shumti lakohet Teuta e Durrësit, e cila ka dalë hapur me preferencat e saja. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, vetë Çoba flet fillimisht për ecurinë e Vllaznisë në këtë pjesë të parë të sezonit, ndërkohë që në vijim flet edhe për fatet e së ardhmes së tij duke lënë gjithçka në dorë të drejtuesve.

Çoba sa i kënaqur jeni me mbylljen e kësaj gjysmë të parë të kampionatit?

Nuk jemi shumë të kënaqur sepse kemi pritur më shumë dhe kemi lënë disa pikë që as ne nuk na është besuar që i kemi lënë, por shpresoj që të vazhdojmë edhe më mirë.

Keni qënë vazhdimisht pjesë e stolit të Vllaznisë dhe sa herë të është besuar të jesh në lojë kë bërë më të mirën duke shënuar gola por edhe duke dhënë asiste për gola fitoreje. Jeni i kënaqur për minutat që keni marrur?

Jam i kënaqur, por me kalimin e kohës do të marr edhe më shumë dhe do të jap maksimumin tim.

Në opinion sportiv diskutohet shumë për minutat e pakta, për hapësirat e pamjaftueshme në formacionin e Vllaznisë. Keni ndonjë koment?

Ajo është zgjedhje e trajnerit dhe sa herë që të më jepet mundësia do të luaj si nga minuta e parë deri tek e fundit unë do të jap maksimumin për Vllazninë.

Në repartin e sulmit kuqeblu ka jo pak rivalitet për një vend në formacion.

Rivaliteti është shumë i mirë dhe ka lojtarë shumë cilësorë. Sido që të jetë është zgjedhja e trajnerit dhe  unë mësoj nga ato sepse janë më me eksperiencë dhe përpjekem të jap maksimumin.

Emri i Mehdi Çobës është shumë i lakuar ne mediat sportive për oferta për ekipet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si e keni ndierë veten?

Ndjesia është shumë e mirë, por do të shikojmë deri në fund të sezonit si do të shkojnë situata.

Pista më serioze që komentohet është Teuta, tekniku Martini dhe presidenca durrsake duket që ju ka shumë të preferuar.

Po, kemi pasur kontakte dhe do shohim si do të shkojnë gjërat sepse për momentin jam në kontratë dhe preferoj ta përfundoj me Vllazninë sepse këtu kam lindur dhe jam rritur.

Nëse drejtuesit e Vllaznisë bien dakort me Teutën si do ta prisnit transfertën?

Do ta prisja mirë sepse ne fund minutat kanë rëndësi. Gjithçka është në dorën e drejtuesëve dhe do jap maksimumin që ta fitoj vendin.

Nëse do të merrni ofertë për rinovimin e kontratës si do vepronit?

Do e shikoj si shkon situata.

Si e ndieni mbështetjen e tifozërisë ndaj jush?

është një ndjesi shumë e mirë dhe dua t’i falenderoj të gjithë sepse pas familjes ato janë mbështetja më e madhe.

Ku e parashikoni Vllazninë?

Vllazninë e parashikoj në vend të parë, tek ylli i pemës meqë jemi edhe në prag festash. Kam shumë besim që këtë vit Vllaznia do të jetë kampione dhe do të marrim yllin. Më mirë që jemi pak prapa sepse shkojmë surprizë.

Ajo që vendos më shumë është sfida e 15 janarit në derbin Tirana-Vllaznia.

Është një ndeshje e veçantë dhe ne do stërvitemi shumë dhe do të përgatitemi që të marrim fitore.

Një urim për fundvitin?

I uroj gjithë tifozat e Vllaznisë gëzuar festat dhe një vit sa më të mbarë.

Çoba faleminderit!

Faleminderit ju!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img