Sunday, May 5, 2024

(Intervista) Tennisi nuk njeh moshë! Mjeku 75 vjeçar nga Prishtina, Agim Islami konkurent në Turneun “Shkodra Indoor”

Lexo

Tenisti që shikoni në foto quhet, Agim Islami. Për nga profesioni, ai është mjek stomatolog, shumë i njohur në Prishtinë ku jeton, por njëherazi edhe një nga emrat më të spikatur të sportit, themelues i tenisit në Kosovë, dhe aktualisht drejtues i klubit të tenisit në Prishtinë. Ndonëse në moshë të thyer, 75 vjeçar, veterani Islami ka ardhur nga Prishtina për të garuar në Turneun Mbarëkombëtar që po zhvillohet në Shkodër, ku loja dhe lëvizjet që demonstron në fushë janë për t’u admiruar.

Veriu Sport, kontaktoi me veteranin e nderuar të sportit, por edhe qytetarin dhe mjekun model të Prishtinës, Agim Ismaili, dhe ju fton të lexoni intervistën në fjalë

Doktor Ismaili, mirëserdhët në Shkodër, për herë të parë jeni pjesëmarrës në këtë turne?

Po për të parën herë. Degjova që është hapur kjo qendër dhe erdha ta shikoj dhe sot luajta lojën e parë të tenisit këtu.

Cilat janë përshtypjet e para?

Unë kam pasur rastin të luaj edhe në turne në Pallatin e Sportit të Shkodrës ku nuk ka pasur kushte, por kjo është një qendër fantastike me të gjitha standartet botërore për një qendër të mirëfilltë të tenisit.

Doktor, ju jeni shumë i njohur në profesionin tuaj, por po aq i njohur edhe në sportin e tenisit. Çfarë moshe keni?

Jam në moshën 75 vjeçare, por akoma po e ndiej veten shumë mirë dhe po luaj edhe me njerëz më të rinj se unë. Kjo nuk më pengon që të luaj.

Interesant është fakti që edhe mjekët në Shkodër e ushtrojnë shumë këtë sport si doktor Gëzim Galiqi, me të cilin ju parë më herët nën shoqërinë e tij.

Po është e vërtetë, Gëzimi ka kontribuar shumë për sportin e tenisit përgjithësisht në Shqipëri dhe e përgëzoj për këtë punë. Ne jemi shok të vjetër dhe tenisi na bashkon.

Diçka më shumë për tenisin në Kosovë?

Në vitin 1996 u mblodhën disa dashamirës të tenisit në Pejë dhe themeluan federatën e tenisit që tashmë numëron afërsisht 10 klube. Kemi shumë garues dhe qendra të reja, por jo kaq të bukur si kjo e juaja.

Cilat janë pretendimet tuaja individuale në këtë turne?

Unë nuk vij të fitoj pasi të gjithë janë më të rinj se unë dhe është e pamundur të mund më të rinjt. Kam ardhur vetëm të shikoj shokët dhe të luaj për qejf. E rëndësishme është pjesëmarrja dhe bashkëpunimi midis Kosovës, Shqipërisë si dhe Malit të Zi që janë pjesëmarrës.

Faleminderit për intervistën dhe përgëzimë për pjesëmarrjen, doctor Agimi!

Faleminderit ju. Do të luaj deri sa të mundem pasi mjekësia e vërteton që tenisi të zgjat jetën.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img