Saturday, April 20, 2024

(Video) Gjimnastikë Artistike-Takimi i më të mirëve për të gjithë grupmoshat. Merilin Islami dhe Larisa Mugri, kampione për grupmoshat 10 dhe 12 vjeçare

Lexo

Pas garave kombëtare të Kupës së Republikes që Federata Shqiptare e Gjimnastikes organizoi në disiplinen e Gjimnastikes Artistike me 22 tetor në qytetin e Beratit, Shkodra ishte qyteti tjetër mikpritës për pjesëtarët e kësaj disipline sportive.

“Takimi i më të mirëve”, quhej aktiviteti i organizuar dje në palestrën e Shoqatës së Gjimnastikes të qytetit të Shkodrës me pjesëmarrjen e 19 sportistëve, përfaqësues të ekipeve të Tiranes, Tomorit, Skenderbeut dhe Vllaznisë vendase.

Një aktivitet ky, i cili ashtu si edhe në atë të zhvilluar pak ditë më parë në Berat, kishte për protagonist gjimnastët e ekipit Vllaznia, të cilët të drejtuar nga trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja ishin më të mirët e programit të katër garëshit gjimnastikor.

Konkurimi përmbante garat e grupmoshave, nga 7-8 vjeçare deri tek 13-14 vjeçare.Ndër to, figurën më të mirë sportive e bënë dy gjimnastet e talentuara Merilin Islami i grupmoshës 9-10 vjeçare dhe Larisa Mugri për gruposhën 11-12 vjeçare.

Me vend të dytë në këtë aktivitet, u nderuan Sara Moleci e gupmoshës 11-12 vjeçare dhe Gresa Dragani e grupmoshës 13-14 vjeçare. Ndërkohë, dy sportistet e tjera të ekipit Vllaznia, Maria Zefi e grupmoshës 7-8 vjeçare dhe Mishela Bitanji e grupmoshës 9-10 vjeçare zunë vendet e treta në garat e tyre.

Renditja për për secilen grupmoshë të Gjimnastikës Artistike

Mosha 7-8: Vendi i trete Maria Zefi

Mosha 9-10: Vendi i parë Merilin Islami, Vendi i tretë Mishela Bitanji

Mosha 11-12: Vendi i parë Larisa Mugri, Vendi i dytë Sara Moleci

Mosha 13-14: Vendi i dytë Gresa Dragani

(Video) Gjimnastikë Artistike-Pamje nga garat e më të mirëve-Shkodër 6 nëntor 2022

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img