Kreu i FSHF-së, Armand Duka, uron 100-vjetorin e themelimit të Federatës Greke të Futbollit!

Nga Selaniku, ku ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në të cilën u morën vendime të rëndësishme për të ardhmen e kompeticioneve europiane dhe u miratuan ndryshime në formatin e UEFA Nations League, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherazi Zv.president i UEFA-s, përcjell urimin për 100-vjetorin e themelimit të Federatës Greke të Futbollit!

“Urime 100-vjetorin e themelimit Federata Greke e Futbollit!

Një jubile i rëndësishëm për futbollin grek dhe një histori e pasur për t’u duartrokitur e nderuar. Urimet më të përzemërta Presidentit Chrysostomos Gkagkatsis, si edhe të gjithë familjes së futbollit grek.

Gëzuar 100-vjetorin! ”, shkruan presidenti i FSHF-së, Armand Duka në rrjetet sociale.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe