Kombëtarja e Shqipëria Kick Box e drejtuar nga shkodrani Arbis Vjerdha, njëherazi edhe president i Federatës Shqiptare të Kick-boxing, shkëlqen në Kampionatin Botëror të IFMA 2026 të zhvilluar në Deçan të Kosovës, ku arriti të fitoi 2 medalje ari, 9 medalje argjendi, 7 medalje bronzi.
Shqipëria u përfaqësua me një ekip të plotë dhe regjistroi një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar plot 18 medalje në të gjitha disiplinat.
Konkretisht, medalistët shqiptar në botërorin e Kosovës, janë:
Rikard Lekaj – 81 kg Senior Elite (Ring) & Senior MT Technical (Tatami) – 2 argjendi
Edison Llazani – 63.5 kg Senior Elite (Ring) & Senior MT Technical (Tatami) – 2 argjendi
Drin Vjerdha – U24 & Senior MT Technical – 1 argjend, 1 bronz
Kledis Llazani – 63.5 kg U24 MT Technical – 1 argjend
Julian Podgoricani – 86 kg Senior MT Technical – 1 bronz
Emil Xhaferi – 86 kg Senior Elite (Ring) & Tatami – 1 argjend, 1 bronz
Jorgen Dani – 51 kg Senior Elite (Ring), Tatami & Ëai Kru – 1 ari, 1 argjend, 1 bronz
Eljan Dule – 91 kg Ring & Tatami – 1 argjend, 1 bronz
Firdeus Demiraj – U24 MT Technical 86 kg & U24 Ring 81 kg – 1 ari, 1 bronz
Redina Mali – MT Elite 75 kg – 1 bronz
Një rezultat që dëshmon punën e jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare dhe presidentit Arbis Vjerdha, si dhe rritjen e vazhdueshme të sporteve luftarake shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Një vlerësim i veçantë shkon edhe për organizatorët, veçanërisht Federatën e Muaythai-t të Kosovës, e cila e shndërroi këtë kampionat në një festë të madhe sportive për Deçanin dhe gjithë Kosovën.


