Tuesday, July 23, 2024

Liga e Kombeve për vajza/ Shqipëria e nis edicionin e ri me barazim ndaj Hungarisë

Lexo

Shqipëria e vajzave e nisi me barazim ndaj Hungarisë edicionin e ri në Ligën e Kombeve për këtë kategori. Takimi i parë i vajzave kuqezi, i luajtur pasditen e sotme në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës u mbyll me rezultatin 1-1

Goli për Shqipërinë u shënua nga sulmuesja Qendresa Krasniqi në minutën e 26-të, ndërsa për Hungarinë shënoi kapitenia Evelin Fenyvesi në minutën e 74-t.

Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion titullar: Viona Rexhepi (GK), Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Qendresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Maria Bashka, Gresa Berisha, Lucie Gjini, Kristina Maksuti, Alma Hila.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të vajzave kuqezi. Pavarësisht rasteve të Hungarisë, skuadra jonë shfrytëzoi momentin më të mirë dhe gjeti golin e epërsisë. Viona Rexhepi shpëtoi fillimisht ekipin nga goli në minutën e 15-të, ndërsa në minutën e 26-të, Qëndresa Krasniqi realizoi golin e avantazhit për Shqipërinë. Sulmuesja kuqezi përfitoi nga momenti i përgjumjes së ekipit hungarez dhe shënoi golin e parë për Shqipërinë. Fraksioni i parë mbyllet me avantazhin 1-0 për Shqipërinë.

Ndërkaq, në pjesën e dytë, vajzat kuqezi kontrollojnë mirë topin. Rastin e parë më të mirë për të dyfishuar shifrat e kanë në minutën e 57-të, me kapitenen Megi Doçi, e cila çon topin në të djathtë të fushës, ku gjen Maria Bashkën. Sulmuesja provon menjëherë portën kundërshtare, por gardiania hungareze pret topin. Dy minuta më vonë, trajneri Grima bën zëvendësimin e parë në sulm. Kristina Maksuti lë fushën dhe në vend të saj hyn sulmuesja Valentina Troka.

Hungarezet barazojnë rezultatin në minutën e 74-t, pas një goli të shënuar nga kapitenia Fenyvesi, e cila përfiton nga rrëmuja e krijuar në zonën tonë dhe e çon topin në rrjetë.

Tekniku kuqezi bën një tjetër zëvendësim në skuadër, duke hedhur në fushë Matilda Gjergjin për Maria Bashkën. Përpos rasteve të krijuara nga vajzat kuqezi, ndeshja mbyllet me rezultatin 1-1, me Shqipërinë që e nis me barazim këtë rrugëtim të ri në Nations League për vajza.

Të martën, Kombetarja shqiptare e vajzave do të luajë ndeshjen e dytë të grupit ndaj Irlandës së Veriut në Belfast.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img