Thursday, April 25, 2024

“Grushti i hekurt”-Sot, ora 15:00, në “Feti Borova”, Nelson Hysa përballë Vikapita Moreiro nga Namibia, për për titullin interkontinental të Universal Boxing

Lexo

“Grushti i Hekurt”, quhet aktiviteti i sotëm që do të zhvillohet në sallën sportive “Feti Borova” të Tiranës duke filluar nga ora17:00. Në kalendarin e këtij turneu janë të programuar të ketë 11 ndeshje, duke kulmuar me ndeshjen e fundit, ku përballë 11 herë kampionit shqiptar në boksin amator Nelson Hysa, karriera e të cilit vijoi në profesionizëm me 6 ndeshje të fituara radhazi, do të jetë boksieri nga Namibia, Vikapita Moreiro me 45 ndeshje në karrierën e boksit profesionist.

Pasi ka konsumuar një fazë përgatitore intensive, sa në Shkodër nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni, por edhe në Tiranë me një staf tjetër profesionist, pasditen e sotme, boksieri shkodran Nelson Hysa do të boksojë për titullin interkontinental të Universal Boxing Organization.

Krahas duelit Hysa- Moreiro, e vlefshme për peshat e rënda, me interes priten edhe ndeshjet e tjera, përfshirë edhe të kampionit tiranas, Alban Beqiraj, boksier i cili dy vite më parë  konkuroi me sukses në Kampionatin Botëror të boksit amator mbajtur në Beograd ku u nderua me medalje bronzi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img