Saturday, November 23, 2024

(Intervista) Trajneri Josa dhe drejtori Abilaliaj flasin pas ndeshjes Laçi 0-1 Partizani

Lexo

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV pas humbjes 1-0 me Partizanin:

“Nuk është problem, ne këto lojtarë kemi dhe me këto do të plotësojmë mangësitë që ka një ndeshje

Lojtarët e interpretuan deri diku mirë ndeshjen, mund të bënin më mirë në sulm, kryesisht në futjen në zonën e Partizanit dhe pasimin e fundit U ndëshkuam nga një episod, patëm edhe një rast tjetër ku Partizani pati një rast të pastër, por nuk shënoi. Këto ishin dy gabimet vetme që bëmë.

Duhet të ishim më të mbledhur te rasti i golit, pasi ishte një kundërsulm që i doli topi lojtarit të Partizanit. Më pëlqeu gjithsesi paraqitja e skuadrës. Kur shkoi loja në shtesë duhet të ishim më të vëmendshëm.”

Nga ana tjetër, drejtori i Partizanit, Arbër Abilaliaj u shpreh për MCN TV:

Tjetër fitore në fund? Duhet të korigjojmë kualitetin në metrat e fundit. Cara dhe Bintsouka patën raste flagrante. Do vuanim këtu dhe e dinim. Më vjen mirë që kemi rregulluar kompaktësinë dhe ishin afër me njëri-tjetrin. Përveç goditjeve nga korne e me goditje standarte, Laçi nuk pati ndonjë mundësi tjetër.

Kishim vështirësi për të imponuar lojën tonë pasi shumë lojtarë nuk janë në gjendjen maksimale fizike. Murataj, Mehmeti, Sembene. Nuk ishte loja më e mirë por ishte zgjedhje e jona kështu. Laçi donte medoemos pikët. Më kënaq që nuk pësuam por i dëshpëruar që humbasim raste flagrante, një ekip që do titullin nuk duhet të jetë kështu.

U munduam të bënim presion lart për ta cuar lojën në ajër aty ku është pika më e fortë e jona. Në pjesën e parë humbëm të gjithë topat e dytë dhe na detyroi të ndryshonim në pjesën e dytë. I gëzohemi faktit që u mbruam siç duhet dhe 3 pikëve shumë të rëndësishme, pikë të arta që konsolidojnë objektivin e ekipit që është titulli kampion.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img