Tuesday, April 30, 2024

(Intervista) Trajneri Shensoi dhe zv. trajneri Tartori flasin pas ndeshjes Bylis 2-3 Egnatia

Lexo

Bylis u mposht në “Adush Muça” nga Egnatia me rezultatin 2-3. Ballshiotët edhe pse shënuan të parët nuk ia dolën të ruanin avantazhit. Pas kësaj humbje për “Oversport” Naxhi Shensoi theksoi:

Humbja? “ Nuk është vetëm te kartoni i kuq, por ishim në formë të mirë dhe nuk duhet të vinte kjo humbje. Donim të vazhdonim më të njëjtin ritëm. Egnatia është një skuadër që kërkon respekt. Pjesa e parë dhe e dyta ishin si me qenë dy ndeshje. Sa filloi pjesa e parë në shënuam dhe më pas një pakujdesi bëri që lojtari të merrte kartonin e dytë të verdhë. Pas kartonit filloi një ndeshje tjetër. Egnatia e shfrytëzoi në maksimun. U vumë në panik dhe na shënuan dy gola. Goli i tretë prishi disiplinën e lojës.

Ne nuk u dorëzuam dhe shënuam golin e dytë. Gjithçka meritoi skuadra ime sot, por jo humbje. Humbëm një betejë, por lufta vazhdon. Deri në xhiron e fundit Bylisi nuk do të dorëzohet. S’ka shaka me skuadrën time. Enea nuk gaboi, por duhet të ishte 50/50.

Pas penalltisë skuadra u dorëzua? Po jemi dakort për këtë konstatik absolut. Pas kartonit të kuq, humbën përqendrimin se si luhet me 10 lojtarë. Për fat të keq pësuam 3 gola, pavarësisht bëmë gjithçka për të barazuar, por nuk ia dolëm dot. Fati nuk ishte në anën tonë. Po të luanim 11-të me 11-të jam i bindur  se ne do të fitonim këtë sfidë”.

Egnatian ka mposhtur në transfertë Bylisin me rezultatin 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore dhe tashmë janë 1 pikë larg Vllaznisë, që ndodhet në vendin e 3-të. Për “Oversport”, Eduard Tartori, zv.trajneri i rrogozhinasve u shpreh:

Mungesa e eTtovës? Realisht pas përfundimit të ndeshjet trajneri pati një luhatje tensioni. Për momentin është mirë pas ndërhyrjes së mjekëve dhe ishte ai që insistoi të dilja unë.

Fitorja? Ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë luajtëm në fazën defensive dhe e kishim studiuar më shumë skuadrënn kundërshtare. Në pjesën e dytë luajtëm më shumë në sulm dhe arritëm të shënonim golat.

Realisht Bylisi ka një nga skuadrat më të mira dhe na ka vënë në vështirësi dhe na vendosi prapa. Në pejsën e dytë dolën më lojën tonë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img