Tuesday, May 21, 2024

(Video)Superliga e Volejbollit Femra-Vllaznia, mund Lushnjen 3-1. Kërkohet vendi i katërt në renditje

Lexo

Vllaznia-Lushnja 3-1(18-25, 25-20, 25-19, 25-20)

Formacioni i Vllaznisë: Klodeta Zhivani, Paola Gjyshja, Klea Miloti, Laura Ballçiti, Edna Erkoçi, Liridona Kodra, Sara Malaj, Daniale Kodra, Liridona Kodra. Trajner Dorjan Tafa

Lushnja: Rexhina Sinani,Jola Blloku(Gjermëni), Fatbardha Picaku, Griselda Uruçi, Alesja Shani, Seneriada Sharka, Brisilda Hasanaj, Albina Sema, Erina Kuçi, Vasilika Gjika, Emirjeta Xhyliu. Trajnerte: Erilda Allkanjari

Gjyqtarë: Ardit Nurja, Endri Zguri,  Luled Doniku

Vllaznia-Lushnja, ka qënë ndeshja e luajtur pasditen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës, e vlefshme për javën e 11-të të Superligës së volejbollit për femra. Pozicionet në tabelën e klasifikimit, me skuadrën kuqeblu që renditet e pesta në klasifikim me 12 pikë dhe atë myzeqare, një vend më poshtë sesa Vllaznia me 9 pikë, e bënin më interesant takimin në fjalë.

Mikeshat nga Lushnja të drejtuara nga trajnerja Erilda Allkanjari, e nisën më mirë takimin, teksa fituan setin e parë me shifrat 18-25. Vllaznia, e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa, kundrapërgjigjet në setin e dytë , të cilin e fitojnë, 25-20 duke vënë barazpeshën me sete, 1-1.

Shumë rivalitet në setin e tretë, ku Lushnja e nisë me mirë, por në vazhdim, pushimet e marra nga trajneri Tafa, bëjnë që ndeshja të kthehet në favorin e skuadrës shkodrane, e cila e mbyllë edhe këtë set me fitore, me shifrat 20-19.

Barazime të shumta në setin e katërt, që është vendimtari për Vllazninë që të mbyllë të gjithë ndeshjen, 3-1, por nga ana tjetër përpjekje maksimale nga skuadra lushnjare që bën maksimumin ta marrë këtë setë dhe ta çojë ndeshjen me set final.

Përvoja e kapitenes Klodeta Zhivani, së bashku me vajzat e reja, Sarah Beci, Edna Erkoçi, dy motrat Liridona dhe Daniela Kodra, Laura Ballçiti, Sarah Malaj, Paola Gjyshja, Klea Miloti, bën që Vllaznia ta fitojë këtë set 25-20, dhe të gjithë ndeshjen me sete, 3-1.

Me këtë fitore, Vllaznia përforcon pozitat e vendit të pestë, ndërkohë që synon që në përballjen direkte të dy-tre javëve të ardhshme me Barleti Volej, ta mund atë dhe t’i marrë vendin e katërt, që do të thotë përfshirja në zonën e finalistëve të fazës Play-Off.

(Video) Ndeshja e plotë, Vllaznia-Lushnja, volejboll femra, Superliga shqiptare, 3-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img