Wednesday, December 11, 2024

Ish-sulmuesi i kuqebluve, Rubin Hebaj në super formë. 13 gola në Uzbekistan: Vllaznia të kthehet në identitet!

Lexo

Ai është një nga futbollistët që po udhëheq listën e golashënuesve të kampionatit uzbek. Duke folur për “Panorama Sport”, krahas karrieres së tij sportive në klubin e tij FK Andijon, Hebaj komenton edhe ecurinë e Vllaznisë këtë sezon.

Si po ju shkon aventura juaj në Uzbekistan?

Të them të drejtën aventura ime këtu po shkon shumë mirë. Deri tani kam shënuar 13 gola dhe kam asistuar 3 herë.

Si është ambienti aty dhe çfarë ndryshimi ka me kampionatin tonë?

Ambienti është shumë i mirë. Fryma e grupit është shumë e mirë. Uzbekistani ka një specifike tjetër, ndryshe me kampionatin shqiptar. Këtu luhet futboll me vertikalizime, lojtarët janë shumë më mirë fizikisht, por jo taktikisht aq mirë sa në tek ne.

Çfarë ju nxiti që të shkuar aty, mos ishte aspekti financiar apo ndonjë fakt tjetër që ju nxiti të shkonit aty?

Sigurisht dhe aspekti financiar është domethënës, por dhe një aventure e re për të hapur dyer të reja në karrierën time në kontinentin aziatik. Siç edhe po shihet kohët e fundit shumë lojtare po lëvizin drejt Azisë duke shikuar që kushtet janë shumë të mira.

E mendonit që do të shënonit 13 gola dhe për më tepër ky i fundit tejet spektakolar?

Po unë e kam shprehur gjithmonë që sulmuesi kur shënon gola dhe ndihmon ekipin thjesht bën punën e tij. Unë jam shumë i kënaqur me performancën time dhe shpresoj të rrish sa më shumë shifrat e mia dhe pse jo të shënoj dhe gola të tillë me shpesh vlerat e mija.

Jeni tërësisht i kënaqur në këtë skuadër në të gjithë drejtimet?

Ne jemi një skuadër modeste që akoma nuk e ka kapacitetin për të luftuar për “Champions League”-en aziatike, por që mendoj me këtë paraqitje në sezoni që jemi brenda do të kemi pretendimet tona në rritje për sezonin e ardhshëm.

E keni ndjekur kampionatin tonë dhe çfarë ju ka bërë përshtypje?

Të them të drejtën shumë pak e kam ndjekur, sepse këtu jemi 3 dhe 4 orë para Shqipërisë dhe nuk më përshtaten shpesh oraret. Kam ndjekur disa ndeshje të Vllaznisë. Po nuk ka shumë kohë që jam larguar nga Shqipëria dhe nuk më bën ndonjë gjë përshtypje.

A të ka mbetur ndonjë peng që të ishit pjesë e Vllaznisë?

Patjetër që të luash për ekipin e qytetit tënd është gjithmonë kënaqësi e veçantë. Por mendoj se tani duhet të jap maksimumin që të luaj në një nivel më të lartë përderisa me favorizon dhe mosha. Kështu pas disa vitesh nuk mund ta mohoj një kthim në shtëpi.

A e mendoni ndonjë rikthim në Shkodër tek Vllaznia?

Siç e thashë më lart të ardhmes asnjëherë nuk i dihet, por për momentin nuk mendoj se është gjëja e duhur të kthehem në kampionatin shqiptar.

E keni ndjekur këtë sezon Vllazninë dhe çfarë mendoni për të?

Mendoj që kanë bërë disa ndeshje të mira, por kanë lënë dhe shumë pikë. Ka disa vite që në Shqipëri ekipet nuk kanë diferenca me njëra-tjetrën dhe kështu mendoj që Vllaznia duhet të rikthehet në identitet dhe të luajë me çdo kundërshtar si ekip superior. Gjithashtu të bëje atë futbollin e hapur që dhe tifozët janë mësuar ta shohin dhe e pëlqejnë.

Nëse po çfarë nuk po shkon sipas jush tek kjo skuadër?

Unë nuk jam aty brenda që të di se çfarë shkon dhe nuk shkon. Për momentin flas si tifoz dhe kaq. Shpresoj qe sa me shpejt të kthehet te fitoret e njëpasnjëshme dhe të sillet titulli kampion i shumëpritur në këtë qytet.

Admir URUÇI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img