Saturday, July 27, 2024

Skënderbeu kualifikohet për më tej në Kupën e Shqipërisë edhe pa luajtur. Sot, ndeshjet e tjera të Kupës së Shqipërisë-Turi i parë

Lexo

Ditën e sotme  ishte përcaktuar që mes 14 çifteve të programuara të luhej dhe sfida Skënderbeu-Delvina me korçarët dukshëm favoritë përballë Delvinës. Por vetëm 24 orë përpara këtij takimi trajneri i Delvinës Markelian Alinani ka konfirmuar që nuk do të udhëtoj drejtë juglindjes për tu ndeshur me Skënderbeun. Shkurtimisht ai është shprehur. “Kushtet financiare në Kategorinë e Dytë dihet se si janë dhe neve si ekip e pamë të arsyeshme të mos udhëtojmë drejtë Korçës pasi dhe në pretendimet tona nuk eshte kalimi më tej ne Kupën e Shqipërisë.”, është shprehur tekniku delvinjot Alinani.

Kështu pas këtij vendimi nga ana e klubit të Delvinës duket Komisioni i Disiplinës do të marë vendimin për këtë ndeshje që do të thotë se është fitorja ne tavolinë e ndeshjes nga Korçarët me rezultatin 3-0 dhe kjo bën qe ende pa u luajtur ky takim Skënderbeu është skuadra e tretë që kualifikohet ne turin e 1/16 te Kupës së Shqipërisë.

Ndërkohë, pas dy ndeshjeve të para të luajtura dje, ku Flamurtari eleminoi Luftëtarin dhe Elbasani bëri të njëjtën gjë me Besëlidhjen, sot në program janë duelet e tjera të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, të cilat fillojnë të gjitha në orën 13:30.

Sa i takon skuadrave të qarkut të Shkodrës, Murlani është mysafir në Ballsh përballë Bylisit vendas, Veleçiku do të luaj në Cërrik përballë Turbinës, ndërkohë që tërbuni pret në shtëpi, Vorën.

Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë, turi i parë

TËRBUNI-VORA

BYLISI–MURLANI

TURBINA-VELEÇIKU

KASTRIOTI-SHKUMBINI,

SKËNDERBEU-DELVINA

DINAMO CITY-ILIRIA 

TOMORI-SHËNKOLLI

KORABI-DEVOLLI 

APOLONIA-NAFTËTARI

LUZI 2008-BUTRINTI

BESA-SOPOTI 

LUSHNJA-LABËRIA

BURRELI-VALBONA

ORIKU-POGRADECI

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img