Atletico Madrid dhe Arsenal i kanë dhënë jetë një beteje të vërtetë në fushën e lojës ndërsa barazimi 1-1 është paraprirë dhe pasuar nga shumë polemika.
Gati dy orë përpara ndeshjes stafi drejtues i Arsenal ftoi UEFA-n që të inspektonte fushën e “Riyadh Air Metropolitano” duke kërkuar matjen e gjatësisë së barit. Sipas klubit britanik gjatësia e barit në Madrid ishte mbi 30 milimetra (limiti i lejuar nga UEFA). Ndërsa pas matjeve të bëra gjatësia ishte 26 milimetra.
Në fund të ndeshjes trajneri i Atletico-s, Simeone, u kap me mbrojtësin e Arsenal, Ben Ëhite. Sipas medieve spanjolle arsyeja e sherrit që u ndez në hyrje të dhomave të zhveshjes ishte se mbrojtësi kur doli nga fusha nuk evitoi që të kalonte mbi stemën e klubit.


