Judo Vllaznia, stervitje në bregdetin velipojak

Lexo

Sonte, ora 20:45, Poloni-Shqipëri. Trajneri Silvinjo dhe Cikalleshi në konference shtypi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e kësaj të diele në konferencën zyrtare për...

(Video)Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Varshavë dhe zhvillon seancën e fundit në stadiumin “PGE Naradoëy”- Euro 2024, të hënën, ora 20:45, Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet...

(Video)Gjimnastikë- Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia”, kampion i Turneut “Flakadani i Karadakut” në Kosovë

Klubi i Gjimnastikës “Vllaznia” i mbështetur nga presidenti Leonard Lulaj vazhdon të jetë i sukseshëm, jo vetëm në garat...

Për judistët e Vllaznisë, paraditja e së shtunës ka qënë një ditë ndryshe. Nën drejtimin e trajnerit Luigj Shkoza, njëkohësisht edhe sportist i ekipit kuqeblu, judistët shkodranë kanë lënë palestren e judos dhe janë zhvendosur në bregdetin velipojak. Qëllimi nuk ka qënë për plazh, që në fakt, falë kohës së shkëlqyer dhe me temperatura të larta, edhe mund të shfrytëzohej si e tillë. Por, misioni ka qënë krejt tjetër, për një stervitje intensive në rërë. Pjesë e këtij trajnimi kanë qënë emra titullarë të judos shkodrane, si  Juli Marku, Xhovani Shkoza, Reoland Vasija,  Markelian Tanushi, Anton Çoba,  Kasandra Kovaçi, Validia Aliaj, Laura Ndoci, Krista Kovaçi, të cilët gjatë këtij viti kanë fituar tituj kampionë, jo vetem me ekipin, por edhe në konkurimet individuale, brenda dhe jashtë vendit. Për gjatë 120 minutave që përmbante prograni stervitor, në të cilen asistonte edhe Aurora Shkoza, që tjetër kampione individuale si dhe trajnere kampione e Vllaznisë për femra, u aplikuan ushtrime shumëplanëshe të karakterit fizik dhe teknik.

Veriu Sport e ndoqi nga afër këtë seance dhe në bisede me trajneren Aurora Shkoza, mësoi se seanca të tilla janë të shpeshta nga ekipet e judos Vllaznia. Sipas saj, të sterviturit në bregdet, duke zëvendësuar tapetin e palestres së mbyllur me ajrin e pastër në rërën e plazhit të Velipojës, përcjellë një adrenalinë krejt të veçantë tek sportistët për kë kryer edhe më me cilësi dhe efektivitet ushtrimet e tyre.  Në konkurimet e vitit 2020, judistët shkodranë të drejtuar nga kryetrajneri Anton Shkoza janë shpallur kampion kombëtar si ekip, ndërkohë që si individë, titullin kampion kombëtar e kanë merituar, Roland Vasija në peshën deri në  60 kg, Xhovani Shkoza pesha 73 kg, Luigj Shkoza 81 kg, ndërsa Luka Lukaj dhe Juli Marku nënkampionë kombëtar, përkatësisht në peshat 73 dhe kg 90 kg

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -