Kupa e Shqipërisë, Laçi mund Egnatian 3-1, përcaktohen 8 skuadrat çerekfinaliste

Lexo

(Video) Turneun Mbarëkombëtar, “Nikolin Karroca” e fiton Drita e Gjilanit. Sportistët më të mirë shpallen” Alban Haziri i Dritës dhe Jorni Egerci i Vllaznisë

 Klubi i Handballit Drita, Gjilan është shpallur fitues i Turneut të 3-të mbarëkombëtar të handballit, aktivitet i organizuar në...

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Laçi-Egnatia, takim ky i luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin e Laçit, ka qënë çifti i fundit i turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Vendasit kanë fituar me rezultatin 3 me 1 duke u kualifikuar në 8 skuadrat më të mira çerekfinaliste të këtij kompeticioni.

Një kualifikim jo i lehtë për laçjanët, kur kemi parasysh se skuadra e drejtuar nga shkodrani Armando Cungu deri në minutën e 85-të të ndeshjes ishte në disavantazh të një goli të shënuar nga Xhekson për miqtë. Pikërisht në këtë minutë, është Teko që barazon për Laçin duke e çuar ndeshjen në shtese. Brazim pa gola edhe në 15 minutat e para të kohës shtesë, ndërkohë që në fraksionin e dytë të shteses, në skenë del i zakonshmi Nuabueze  që shënon dy herë në portën rrogozhinase. Fillimisht me penallti në minutën e 107-të dhe më pas kur kishin kaluar edhe dy minuta shtesë mbi shtesen e takimit shënon edhe golin e dytë duke fiksuar fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 3 me 1.

Me këtë fitore Laçi i bashkohet ekiepeve të tjera të kualifikuara në dy ditët e mëparshme, Kukësi, Partizani, Skënderbeu, Korabi,Teuta, Dinamo dhe Vllaznia duke zyrtarizuar tetëshen e  kipeve çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -