Saturday, July 27, 2024

Juventus mund thellësisht, 4-0, Frosinonen dhe shkon në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë, aty ku e pret ballafaqimi me Lazion

Lexo

Pas Fiorentinës, Lazios dhe Atalantës, është Juve ajo që ka “rrëmbyer” biletën e fundit për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë 2023/24. Në “Allianz Stadium” gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e Allegrit, e cila mposhti 4-0 Frosinonen dhe bëhet gati për t’u përballur me Lazion në turin tjetër. Në Torino Milik ishte protagonisti i madh i mbrëmjes. Në pjesën e parë polaku zhbllokoi sfidën nga pika e bardhë dhe dyfishoi rezultatin pas një asistimi të McKennie. Më pas, në pjesën e dytë, numri 14 i Juventusit  kompletoi tripletën duke përfituar nga një gabim i Cerofolinit, ndërsa Yildiz firmosi rezultatin përfundimtarë 4-0 me një gol të bukur me asistimin e McKennie.

Juventusi ka arritur gjysmëfinalet e Kupës së Italisë në pesë edicione radhazi të kompeticionit për herë të parë që nga periudha ndërmjet viteve 1958 dhe 1962.

Massimiliano Allegri u bë trajneri i tretë, pas Giovanni Trapattoni (596) dhe Marcello Lippi (405) që arrin shifrën 400 të stolave ​​me Juventusin, duke marrë parasysh të gjitha garat. Për më tepër, me 265 fitore, Allegri është tashmë trajneri i dytë me më shumë fitore në historinë e bardhezinjve (përpara është vetëm Trapattonit me 319).

Përpara tre golave ​​të Arkadiusz Milik, tripleta e fundit e një lojtari të Juventusit në Kupën e Italisë është realizuar nga Alessandro Del Piero më 10 janar 2006 kundër Fiorentinës.

Juventusi ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Italisë për herë të 36-të, të paktën shtatë më shumë se çdo ekip tjetër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img