Friday, May 17, 2024

Juxhin Xhaja, “bilbili” në sfidën Tirana-Partizani. Derbi i 8-të që gjykon mbrëmjen e sotme!

Lexo

Tirana-Partizani është ndeshja që mbërthen të madh e të vogël pran stadiumit dhe televizorit. Kjo është ndeshja që perfaqëson dy klubet më të titulluara të kryeqytetit. FSHF vendos ti besoj këtë takim arbitrit te FIFA Juxhin Xhaja i cili do të ketë ndihmën e Rejdi Avdo dhe Dojando Myftari,arbitër i katërt është caktuar Adrian Beqiraj ndërkohë në sistemin Var do të jetë Kreshnik Barjamaj. Delegat i takimit është caktuar Marjus Sulejmani ndërsa Vëzhgues i arbitrave është caktuar Ervis Peza.Juxhin Xhaja do jetë kryesori i derbit mes Tiranës dhe Partizanit sonte në mbrëmje. Arbitri i FIFA ka gjykuar dhe 7 herë të tjera më parë këtë takim,që ka rëndësi të madhe në futbollin shqiptar.

Xhaja mbahet mend si kryesori i takimit në humbjen historike që Partizani mori ndaj Tiranës 5-1 në shkurtin e vitit 2020. Në total 33-vjeçari ka gjykuar 7 derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Tre janë fitore për Tiranën, dy për Partizanin dhe po dy kanë përfunduar barazim. 10 gola janë shënuar gjatë kësaj kohe nga Tirana dhe 6 të tjerë nga Partizani. Takimi i fundit që u gjykua nga Juxhin Xhaja mes dy skuadrave ishte në marsin e këtij viti dhe përfundoi me fitoren e Partizanit 2 me 0.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img