Saturday, October 12, 2024

Kukësi dhe Teuta, barazim që nuk vlen për asnjërën skuadër

Lexo

Një barazim që nuk vlen për  asnjërën skuadër, mund të konsidereohet ai që u regjistrua pasditen e sotme në stadiumin, “Kukës Arena, mes Kukësit vendas dhe Teutës, mysafire.

Përgjithësisht një 90-të minutësh i varfër në raste dhe pa ritmin e dukur që kërkon një ballafaqim i tillë i kategorisë superior. Sfida e luajtur për llogari të javës së 15-të, pati një të veçantë për skuadrën vendase, e cila që nga minuta e 37-të mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Kjo, pasi, futbollisti i kuksianëve, Franci Lala doli me karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Arifit. Durrsakët e Edi Martinit edhe pse më shumë se 1 orë luajtën me një lojtar më shumë, sërish nuk mundën të gjenin golin e fitores.

Përfundimisht, 0 me 0, në një barazim, që duke pasë parasysh pozitat e të dyja skuadrave në renditje, duket se nuk ka lënë shije të mirë tek asnjëra prej skuadrave përkatëse. Në këtë mënyrë, me pikën e marrë, Kukësi ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa durrsakët kanë grumbulluar 13-pikë dhe ndodhen në vendin e fundit në klasifikim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img