Thursday, February 22, 2024

Kampionati Evropian Universitar i Futbollit 2023 në Tiranë. FSHF, partnere në organizimin e aktivitetit

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë një nga partnerët në organizimin e Kampionatit Europian Universitar të Futbollit, që do të zhvillohet në Tiranë në datat 24 qershor – 2 korrik 2023.

Organizatorë të këtij kampionati janë Shoqata Evropiane e Sporteve Universitare (EUSA) dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar, ndërsa FSHF e ka mirëpritur ftesën për t’u bërë pjesë e këtij eventi të veçantë.

Një aktivitet që do të sjellë në Shqipëri rreth 28 ekipe universitare nga e gjithë Europa, djem dhe vajza, që do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë, teksa do të marrë pjesë edhe një ekip nga Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës.

Ndeshjet e djemve do të luhen në formatin 11×11, kurse ato të vajzave në formatin 7×7.

FSHF si partnere e këtij kampionati do të vërë në dispozicion fushat në Shtëpinë e Futbollit dhe në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamzës, ku do të zhvillohen ndeshjet si edhe bazë materiale.

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Futbollit do të sigurojë arbitra për ndeshjet dhe do të asistojë në organizimin e kampionatit, duke pasur parasysh eksperiencën e madhe ndërkombëtare që stafi FSHF-së ka në zhvillimin e aktiviteteve me pjesëmarrje kaq të madhe.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img