Friday, May 3, 2024

Kampionati Kombëtar i futbollit 5×5-Java e katërt/38 gola në 4 duele, kryeson “Air Albania” me 12 pikë

Lexo

Bollëk golash ka sjellë java e katërt e Kampionatit Kombëtar të futbollit 5×5 për Rajonin e Shkodrës. Në katër duelet e kësaj jave janë tundur plot 38 herë rrjetat e portave kundërshtare. 14 të tillë ka prodhuar ndeshja “Olimpik 1 Maji” – “MFC Panthers”, ballafaqim ky i zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në  Kalçeto “Bahçallek”, ku ky i fundit ka fituar me rezultatin 5 me 9. Një ndeshje kjo që edhe pse ekipi Panthers ishte disavantazh në fillim, arriti ta përmbysë rezultatin dhe të fitojë të gjithë ndeshjen me rezultain 5 me 9. Për “Olimpik 1 Maji” pesë golat e kësaj ndeshje u shënuan nga Blerim Gavoçi dhe Orjon Kerjota, i pari me triplet dhe i dyti me dopietë. Një triplet dhe katër dopieta u regjistruan tek skuadra fituese, me Redi Osmanaga që shënoi tre herë, Albert Kaçi, Irlind Zaja, dhe Ormir Kacerja nga dy.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe “Don Bosko” që mundi ekipin “Gur i Zi” me rezultatin 8-6, ndeshje e cila u zhvillua në Kalçeto “Lici”. Golat në këtë kishin për “Don Boskon” kishin autor Xhoni Tinaj që shënoi 4 herë, për të vijuar më pas me dopieten e Armando Shkamit, si dhe Ardit Gjelaj dhe Robert Cukaj, nga një. Ndërkohë, për skuadrën tjetër humbëse “Guri i Zi”, u shënuan nga Alsed Abdija me 4 gola, si dhe nga një, Luis Hila dhe Donaldo Marku.

“Vllaznimi” e pati të vështirë përballjen me kryesuesen, “Air Albania”. Ndeshja e zhvilluar në Kalçeto “Gur i Zi”, përfundoi me rezultatin 1 me 5. Goli i shënuar nga Xhulio Gjoni, ishte i vetmi i shënuar në këtë ndeshje nga skuadra e tij. Ndërkohë, për “Air Albania” shënues janë të zakonshmit, Admir Mehja, Ergys Mehja, Ergi Borshi, Alban Bashaj, dhe Sajdi Guri.

“Manchester” – “Shqiponja” ishte çifti tjetër i javës së katërt të Kampionatit Kombëtar të futbollit 5×5 për Rajonin e Shkodrës. Një ndeshje kjo e zhvilluar në Kalçeto “Lici”, e cila fakt, në fushën e lojës prodhoi pesë gola, që të pestë në portën e “Shqiponjës” me autorë Vesmir Halluni, Saimir Beqiri, Sajet Kakini, Ermir Lera, përfshirë edhe një autogol nga skuadra kundërshtare. Por, sipas verifikimit të protokollit të ndeshjes, organizatorët e Zyrës Rajonale të FSHF-së në Shkodër kanë konstatuar aktivizimin e një lojtari të pafederum në radhët e ekipit “Manchester” duke bërë ekipi “Shqiponja” i Vaut të Dejës ta fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Rezultatet e javës së katërt-13.11.2021 :

  1. Manchester – Shqiponja(Kalçeto Lici 0-3)
  2. Don Bosko – Gur i Zi(Kalceto Lici 8-6)
  3. Olimpik 1 Maji – MFC Panters(Kalçeto Bahcallek 5-8)
  4. Vllaznimi – Air Albania(Kalçeto Gur i Zi 1-5)

Renditja pas javës së katërt:

  1. Air Albania 12 pike
  2. Don Bosko 9
  3. Panters 6
  4. Manchester 6
  5. Shqiponjat 6
  6. Gur i Zi 3
  7. Olimpik 3
  8. Vllaznimi 3
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img